INSTAT ka publikuar të dhënat vjetore përfundimtare të PBB-së me metodën e prodhimit për vitin 2010 dhe 2011 dhe të dhënat gjysëm-finale për vitin 2012. Në vitin 2012, PBB me çmime korente u vlerësua me 1.335,5 miliard lekë dhe është rritur në vlerë për rreth 35 miliard lekë krahasuar me vitin 2011. Rritja reale e PBB-së, u rrit me 1,62 % në vitin 2012 krahasuar me vitin 2011, pas një rritje prej 2,55 % në vitin 2011 krahasuar me vitin 2010. Mbështetur mbi këto rezultate, PBB për frymë në vitin 2012 ishte 460 mijë lekë (3.312 €) nga 448 mijë lekë (3.191 €) që ishte në vitin 2011.
Sipas të dhënave paraprake, në vitin 2011 rritja ishte vlerësuar në 3.1% (nga 2.55 që ishte vlerësimi përfundimtar i INSTAT).
Për vitin 2012, rritja ishte vlerësuar në 1.3%, ndërsa rishikimi i fundit i iNSTAT e ka rritur në 1.62
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.