Ekonomia greke, në recesion për gjashtë vjet, u tkurr sërish në tremujorin e dytë të këtij viti, por me vetëm 0.3 për qind, sikundër tregojnë të dhënat.
Rezultati i rishikuar i së hënës nga zyra e statistikave Elstat ishte pak më keq se një vlerësim fillestar prej minus 0.2 për qind, por tregon se rënia po humbet ‘vrull’, sidomos që prej tremujorit të tretë të vitit të kaluar.
Qeveria parashikon që tani e tutje ekonomia do të tregojë rritje të lehtë tremujore, dhe se rezultati për të gjithë vitin 2014 do të jetë një rritje prej 0.6 për qind.
Kjo do të shënojë një hap të madh larg nga fatkeqësia kombëtare e falimentimit të thellë dhe shpëtimit nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian, që gati shkaktuan përcarjen e eurozonës.