Portugalia shiti obligacionet e saj të para në ankand në tre vjet të mërkurën, duke paguar një yield në nivel të ulët rekord që u perceptua si votëbesim i tregut dhe nxitje ndaj shanseve të Lisbonës, për të ‘dalë e pastër’ nga paketa e saj e shpëtimit muajin e ardhshëm.
Në vetëm më pak se 3.6 për qind dhe me kërkesën që siguroi lehtë shitje prej 750 milion euro (1 miliard dollarë), rezultatet sugjeruan se Portugalia do të gëzojë mbështetjen e fortë të investitorëve në qoftë se vendos të largohet nga programi i shpëtimit pa ‘mbrojtjen’e një kredie të ‘gatshme’ të Bashkimit Evropian.
Pika kyce e bisedimeve me huadhënësit e saj ndërkombëtarë fokusohet në faktin nëse Portugalia do të ndjekë shembullin e Irlandës për një ’ dalje të pastër’ pa mbështetje. Huadhënësit nisën vlerësimin e tyre të fundit të pajtueshmërisë së saj me kushtet e programit.
Kryeministri Pedro Passos Coelho tha se ankandi i dha vendit ‘ besim të fortë për të ardhmen’, edhe pse qeveria ishte ende ‘e qetë’ në vlerësimin e opsioneve të saj për një linjë të mundshme paraprake të kredisë.
Ajo do të marrë një vendim në 5 maj, dita kur pritet të takohen minisrat e financave të Evropës, tha ai gjatë konferencës ekonomike.
Në treg, yield me maturim 10-vjeçar arriti në nivelin më të ulët në tetë vjet prej 3.624 për qind menjëherë pas ankandit, sipas të dhënave të Reuters, përpara se të reduktonte disa nga këto përfitime.
Teksa sesioni Evropian po i afrohej fundit, obligacionet ishin ende 5 pikë bazë më të forta në ditë në 3.66 për qind, duke performuar më mirë se të gjithë borxhet e tjera kombëtare të eurozonës.