Shitjet e smartphone-ve, për herë të parë në rënie

26/02/2018 5:14 PM 0 komente

Shitjet botërore të smartphone-ve, për herë të parë në rënie. Sipas të dhënave të kompanisë analitike Gartner, në tremujorin e katërt të vitit 2017 janë shitur rreth 408 milionë pajisje, në rënie me 5,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në total, në gjithë vitin 2017, janë shitur 1,53 miliardë pajisje (+2,7% krahasuar me vitin 2016).

Tremujori i katërt i 2017-s shënon rënien e parë të regjistruar nga Gartner që nga viti 2004, kur kompania ka nisur të monitorojë sektorin. Dhe ky nuk është një lajm i mirë për Mobile World Congress në Barcelonë, panairi më i madh i smartphone-ve në botë, i çelur sot.
Analiza e Gartner konfirmon të dhënat e publikuara disa ditë më parë nga Washington Post, që fliste për një mbingopje të sektorit, me një pik smartphone-sh të arritur tashmë.

Kompania mendon se në bazë të kësaj rënie është cilësia e ulët e smartphone-ve low cost, që nuk i çon drejt ndryshimit klientët e afeksionuar ndaj telefonave të vjetër ‘jo inteligjentë’. Në thelb, konsumatorët parapëlqejnë të mbajnë në xhep një pajisje me më pak funksione se sa të blejnë një smartphone të ri, me një cilësi më të ulët. Një tjetër faktor, është zgjatja e garancisë së jetës së smartphone-ve më të shtrenjtë.

Samsung dhe Apple shitën 3.6% dhe 5% më pak smartphone në tremujorin e katërt, respektivisht 74 milionë (nga 76.8 milionë në të njëjtën periudhë në 2016-n) dhe 73 milionë pajisje (77 milionë në të njëjtën periudhë në 2016-n).

Huawei ruan pozicionin e tij si prodhuesi i tretë më i madh i smartphone-ve në botë. Tremujori i katërt i 2017-s ka qenë pozitiv, në rritje me 7.6% (43.9 milionë pajisje të shitura krahasuar me 40.8 milionë smartphone në të njëjtën periudhë në 2016-n).

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of