Industria e shitjes me pakicë do t’i nënshtrohet ndryshimeve thelbësore dhe drastike në dekadën në vijim, sikurse përpiqet vazhdimisht që të për të mbajtur ritmin e konsumatorëve që ndryshojnë me shpejtësi.
Konsumatorët janë më të informuar, më të lidhur dhe më të fuqizuar se sa kanë qenë më parë. Si përfundim, pritshëmrisë së tyre dhe kërkesat po rriten me shpejtësi dhe do të vazhdojë kështu edhe ne të ardhmen. Teknologjia ka qenë nxitësi kryesor i këtij ndryshimi, si dhe ka ndikuar tërësisht në mënyrën se si produktet janë blerë dhe po përdoren në të gjithë botën.
Vlera e aksioneve është e lartë për bizneset e shitjes me pakicë. Në dekadën e ardhshme, inovacioni dixhital në industrinë konsumatorë mund të krijojë një vlerë të përllogaritur në 10.3 trilionë dollar. Për të siguruar një pjesë të kësaj vlere dhe për të qenë i përshtatshëm me konsumatorët, kompanitë e shitjes me pakicë duhet të shkojnë përtej mënyrave tradicionale të operimit. Imitimi i modeleve të reja të biznesit dhe gjetja e mënyrave të reja për bashkëpunim me partnerët, si brenda dhe jashtë industrisë së shitjes me pakicë, do të jetë kritike.
Historikisht, dyqanet që tregtojnë material ndërtimi kanë qenë modeli kryesor i biznesit në industrinë e shitjes me pakicë. Ndërkohë që pritet që dyqanet me pakicë të vazhdojnë në treg në dhjetë vitet e ardhshme, modelet e reja të bizneseve po rriten me shpejtësi. Gjashtë prej tyre, në veçanti, kanë gjasa që të jenë më të përhapurat në industrinë e shitjes me pakicë.
Këto modele të reja funksionojnë sepse lidhen ngushtë me konsumatorët dhe kuptojnë nevojat e tyre. Ata i ofrojnë konsumatorëve eksperienca apo shërbime që iu mundësojnë atyre vlerë në formën e komoditetit, llojshmërisë apo përballueshmërisë, e gjitha në prekjen e një butoni. Duke parë reagimin pozitiv të konsumatorëve ndaj modeleve të reja, kompanitë e shitjes me pakicë kanë nevojë që vazhdimisht vendosin pozicionin e tyre në mjedisin dinamik të industrisë.
Kompanitë, që nuk janë një nga pionierët që udhëheqin këto modele të reja të biznesit, tashmë po formojnë partneritete strategjike për të bashkëpunuar në një model të caktuar të biznesit. Ky bashkëpunim po merr dy forma:
- Intra-bashkëpunim, midis dy kompanive që operojnë brenda industrisë me pakicë
- Inter-bashkëpunim, midis dy kompanive që operojnë në industri të ndryshme.
Interesant është fakti se intra-bashkëpunimi është deri diku një model partneriteti kontradiktor, sepse kërkon bashkëpunimin midis kompanive që historikisht e kanë parë njeri-tjetrin si rivalë. Shembulli më i fundit është Darby Smart, lider në punimet artizanale që shiten online, me Micheal’s shitësi me pakicë më i madh në botë në këtë kategori. Ata krijuan një partneritet ne mënyrë që Darby Smart të ketë akses në bazën konsumatorë të Micheal’s dhe game të gjerë të kategorive artizanale, ndërsa Micheal’s do të përfitojë nga punimet artizanale tepër popullore të Darby Smart. Të dyja kompanitë, që dikur ishin konkurrentë, tashmë do të ofrojnë projekte kreative dhe elegante për një treg më të gjerë.
Ndërsa shitësit me pakicë mendojnë jashtë kornizave dhe shikojnë për mundësitë e bashkëpunimit në një mjedis i cili po ndryshon me shpejtësi, ndikimi shoqëror nuk mund të nënvlerësohet. Ndryshimet e forcës punëtore, peizazhit urban dhe mjedisit do të jenë disa nga ndikimet më të rëndësishme.
Në dekadën që do të vijë, partneritet strategjike, në të gjitha format e tyre, do të jenë çelësi i suksesit për të shtuar vlerën për industrinë, konsumatorët dhe shoqërinë që mund të krijohet nëpërmjet inovacionit dixhital në ekosistemin e shitjes me pakicë.