Shkenca thotë se paraja e blen lumturinë nëse shpenzohet ashtu siç duhet

02/03/2018 2:35 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Nëse ju arrini të bëni diferencën ndërmjet nevojës dhe lakmisë, gjithçka tjetër zgjidhet lehtësisht.

Tema “A e blen paraja lumturinë” ka qenë, është dhe do të jetë një prej më të diskutuarave të të gjitha kohërave. Sipas shumë studimeve të kryera së fundmi, niveli i lumturisë është shumë i madh kur fitimet në vit janë rreth 75,000 dollarë. Por nëse kjo shifër tejkalohet, atëherë niveli lumturisë bie, sepse hyn në lojë faktori “stres”.

Studimet

Disa prej studimeve më të fundit janë bazuar në një mesatare dhe jo sipas një përvoje të caktuar individuale. Ka njerëz që janë të lumtur edhe po të fitojnë në vit rreth 30,000 dollarë dhe të tjerë që shprehen se janë shumë të palumtur sepse i duhen edhe 100 mijë dollarë më shumë për të plotësuar të gjitha nevojat e jetës.

Këto studime kanë treguar gjithashtu se njerëzit janë më të lumtur kur ata i shpenzojnë paratë ashtu siç duhet.

Eliminimi i ankthit dhe stresit financiar

Arsyeja se përse thuhet nga disa dhe besohet nga disa të tjerë është se paratë e rrisin në mënyrë demonstrative nivelin e lumturisë është sepse nëse ti merr çdo muaj një pagë që konsiderohet e lartë për nivelin e jetesës në vendin ku jeton, rrjedhimisht edhe do të ndihesh i sigurt financiarisht. Të kesh mjaftueshëm para për të blerë çfarëdolloj produkti që të nevojitet kur shkoni në supermarket apo në dyqane veshjesh, apo për të paguar qiranë pa u dashur të kurseni diku tjetër, padyshim që do të rrisë nivelin tuaj të lumturisë, sepse nuk ju shkakton stres.

Nuk ka udhëtime pa para

Paraja mund t’ju krijojë mundësinë për të udhëtuar në vende të ndryshme dhe për të fituar përvoja të paharrueshme. Të udhëtosh, por ashtu siç duhet, pa e vrarë mendjen për të kursyer ndikon në mënyrë të menjëhershme në rritjen e nivelit të lumturisë.

Këtu shembulli i parë që u mor ishin udhëtimet, por kjo nuk do të thotë që ato janë të vetmet që ndikojnë në rritjen e lumturisë. Edhe të shikosh në një koncert një prej bandave të rrokut më në zë të momentit, (ku bileta nuk mund të përballohet nga të gjithë) është një tjetër aktivitet që ndikon në rritjen e lumturisë. Pra e rëndësishme është që ju t’i shpenzoni paratë ashtu siç duhet, sepse në fund arrini të merrni ndjesinë e të qenët të lumtur.

Paraja gjithashtu mund t’ju krijojë mundësinë për të mësuar dhe provuar gjëra të reja. Ju mund të blini instrumente muzikore ose të paguani për të marrë mësime private pianoje (gjithmonë nëse kjo është një gjë që pëlqehet nga ju).

Bamirësia

“Nëse jep, nëse dhuron, më shumë do të marrësh në këmbim”. Ndarja e pasurisë suaj me të tjerët, sidomos me ata që kanë nevojë do t’ju bëjë të ndiheni më mirë shpirtërisht dhe rrjedhimisht do t’ju bëjë të ndiheni edhe më të lumtur.

Ndihmoni njerëzit tuaj të dashur

Një tjetër mënyrë e duhur për t’i shpenzuar paratë është duke ndihmuar njerëzit tuaj të dashur. Ndihma që ju mund t’u ofroni familjarëve apo edhe një miku në ditë të vështirë, është një prej mënyrave të duhura për të shpenzuar paratë, e cila nuk do të ndikojë vetëm në rritjen e nivelit tuaj të lumturisë por edhe në atë të familjarëve, pra lumturia në këtë rast do të ishte më e madhe.

Investoni në gjëra që ju bëjnë të fitoni kohë

Një prej gjërave më të rëndësishme por që fatkeqësisht nënvlerësohet nga shumë është kursimi i kohës. Paraja mund të ta ofrojë edhe një gjë të tillë. Në ditët e sotme, kur rimti i jetës është shumë i shpejtë, nëse ju keni mundësi financiare, atëherë mund t’i kurseni vetes fitimin e një kohe të madhe të cilën e harxhoni duke u marrë me punë jo shumë të rëndësishme. Këtu mund të përmendim punët e shtëpisë. Nëse ju keni mundësi financiare, ju mund të blini të gjitha pajisjet e nevojshme gjë që jua lehtësojnë punën dhe kohën e fituar ta përdorni duke qëndruar më shumë më fëmijët, gjë që do të ndikojë në mënyrë të menjëhershme në rritjen e lumturisë suaj.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of