Qarku i Shkodrës, më i madhi i Veriut shqiptar, me rreth 126000 banorë, që zotëron për nga shtrirja gjeografike potenciale të mëdha njerëzore dhe mundësi të mira ujore, burime minerare dhe pasuri të mëdha pyjore ende të pashfrytëzuara, në një shkallë më të lartë se çdo rajon tjetër i vendit, sot shfaqet me një zhvillim të ngadaltë ekonomik, nivel të ulët të prodhimit në përgjithësi, varfëri të tejskajshme dhe një papunësi të lartë.Bazuar në një raport të fundit të hartuar në muajt e parë të këtij viti nga një grup specialistësh të këtij rajoni dhe me mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD), qarku i Shkodrës, përfshirë këtu edhe rrethet e Pukës dhe Malësisë së Madhe, rezulton të ketë numrin më të madh të të papunëve në shkallë vendi. Nga të dhënat zyrtare figurojnë të regjistruar mbi 25 mijë punëkërkues, ku shumica prej tyre i përket grupmoshës 20 “ 25 vjeç dhe mbi 34 vjeç. Specialistët, në përgjithësi, këtë rajon e kanë shpallur si më të varfrin në vend. Sipas tyre, disa nga faktorët përcaktues, që ndikojnë ndjeshëm në gjendjen e mjerueshme të këtyre zonave dhe banorëve të saj vlerësohen të jenë:-Investimet jo të mjaftueshme; -Shkëmbimet e pakta me vendet fqinje;-Mospërfshirja në projektet nxitëse për zhvillimin e biznesit dhe politikave të punësimit;-Mungesat serioze në infrastrukturë, sektorin bujqësor, furnizimi me energji elektrike;-Mungesa e tregjeve etj.Lëvizjet e pakontrolluara të popullatës gjatë këtyre viteve të tranzicionit nga qendrat jo“urbane drejt atyre urbane në kërkim të fronteve të punës e kanë përkeqësuar akoma më shumë situatën ekonomike të banorëve, në përgjithësi. Parë në këtë aspekt pjesa më e madhe e banorëve të këtij qarku jetojnë me anën e ndihmës ekonomike me një pagesë prej rreth 3425 lekësh në muaj. Pjesa tjetër në sektorin e arsimit, në atë të bujqësisë pak në atë privat dhe më së shumti janë të angazhuar në punë të zezë.Në përgjithësi, në të gjitha komunat e Prefekturës së qarkut Shkodër mbizotëron emigracioni sezonal. Mbi 36% të familjeve, sidomos atyre të zonave rurale, sipas statistikave kanë të paktën një anëtar të tyrin të emigruar. Nevoja ekonomike është arsyeja kryesore e këtij fenomeni. Të ardhurat që vijnë nga puna disa mujore në emigrim për familjet e tyre janë të pakta, mesatarisht të nivelit rreth 50000 lekë në vit. Nisur nga pohimet e familjarëve të tyre, emigracioni mbetet e vetmja mënyrë jetese, kryesisht për meshkujt, pasi frontet e punës janë tepër të pakta. Investimet në uljeGjithashtu, në këtë zonë edhe investimet publike kanë ardhur duke u ulur. Gjatë vitit 2003, investimet në punët publike, arsim, shëndetësi dhe ato të Ministrisë së Pushtetit Vendor e Decentralizimit të marra së bashku, janë më të ulëtat e tre viteve të fundit. Për qarkun e Shkodrës ato janë zvogëluar rreth 13% në krahasim me vitin 2001 dhe rreth 40% në krahasim me vitin 2002. Për të njëjtët sektorë, investimet gjithsej në shkallë vendi në vitin 2003 janë rritur çdo vit. Po t i referohemi sektorit bujqësor ky qark zotëron rreth 413021 ha tokë, nga e cila 13% është tokë bujqësore, 64% pyje dhe kullota dhe pjesa tjetër e kësaj sipërfaqeje rezulton e papërdorshme. Ndërkaq një pjesë e madhe e tokës bujqësore është e papërdorur, gati e refuzuar pothuajse në masën 50%, kryesisht në rrethet e Pukës dhe të Malësisë së Madhe. Edhe të ardhurat nga fermat private janë në nivele tepër të ulëta, ku ndër arsyet më kryesore mund të rendisim:-Sipërfaqja e vogël e tokës bujqësore për familje;-Cilësia e ulët e tokës; -Sistemi i ujitjes jashtë funksionit (vetëm 22% e tokës në shkallë rrethi ujitet);-Shkalla e përdorimit të lëndëve të para bujqësore lë për të dëshiruar (pasi çmimet e plehrave kimike janë tepër të larta në krahasim me nivelin ekonomik të fermerëve);-Copëzimi i tokës për shkak të terrenit malor (në shumë ferma toka është e copëzuar deri në 10 ngastra, të cilat janë në shumë raste larg nga njëra-tjetra);-Largësia e madhe nga qendrat urbane dhe mundësia shumë e pakët e daljes në treg (për shkak të mungesës thuajse të plotë të infrastrukturës rrugore dhe mungesës së transportit). Parë në këtë prizëm të ardhurat mesatare për frymë për çdo komunë, duke marrë parasysh të ardhurat nga fermat, emigracioni dhe ndihma ekonomike për gjashtëmujorin e parë të këtij viti rezultojnë të jenë: -15 komuna janë ekstremisht të varfra me nën 130 lekë në ditë për frymë.-2 komuna me 164 lekë në ditë për frymë.-3 komuna me 200 lekë në ditë për frymë.-9 komuna me 300 lekë në ditë për frymë.Ky izolim pengon tregtimin e prodhimeve dhe ka frenuar zhvillimin e fermave private, veçanërisht në zonat malore. Faktorët e mësipërm kanë ndikuar dukshëm në strukturën dhe sasinë e prodhimit bujqësor e blegtoral të qarkut.Në këtë këndvështrim, me këta tregues të ulët ekonomiko “ social dhe vështirësitë e mëdha të trashëguara si pasojë e ndyshimeve, padyshim që kërkojnë një impenjim më të madh dhe mbështetje të diferencuar nga ana e shtetit për këtë qark në nevojë, në mënyrë që të mund të integrohet në nivelet e qarqeve të tjera të vendit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.