Shkollimi, shqiptarët më shumë vite “të munguara” në rajon

29/11/2018 10:00 AM 0 komente

Shqipëria ka diferencën më të lartë në rajon midis viteve të pritshme të shkollimit dhe atyre të ndjekura nga individët mbi 25 vjeç, sipas të dhënave nga indeksi i zhvillimit njerëzor nga Kombet e Bashkuara.

Në Shqipëri, vitet e pritura të shkollimit  që një fëmijë kur regjistrohet në shkollë pret që të marrë janë 14.8 vite (apo 14 vite dhe 9 muaj). Në realitet numri mesatar i viteve të shkollimit është 10. Diferenca midis tyre është 4 vite e 9 muaj vite shkollim “të munguara”, më e larta në rajon.

Pas Shqipërisë, diferencën më të lartë e ka Bosnje dhe Hercegovina, me një diferencë prej katër vitesh dhe gjashtë muajsh. Vitet e pritshme për t’u shkolluar në Bosnje dhe Hercegovinë janë 14 vite dhe 2 muaj, ndërsa vitet mesatare në realitet janë 9.7 vite.

Vitet e pritshme të shkollimit janë më të larta në Malin e Zi, ku një fëmijë që regjistrohet në shkollë atje pret që të marrë rreth 14.9 vite shkollë, ndërsa mesatarisht kanë marrë rreth 11.3 vite. Diferenca në Malin e Zi midis këtyre dy treguesve është 3.6 vite, ndër më të ulëtat në rajon së bashku me Serbinë.

Në Serbi vitet e pritshme të shkollimit janë 14.6, ndërsa mesatarisht individët atje kanë kryer rreth 11 vite shkollimi, ndërsa vitet “e munguara” janë rreth 3.5 vite.

Maqedonia ka numrin e viteve e pritshme më të ulëta për sa i përket shkollimit në rajon, rreth 13.3 vite, por mesatarisht atje individët mbi 25 vjeç kanë kryer 9.6 vite shkollimi. Diferenca është, vitet e munguara, është 3.7 vite.

Të dhënat për vitet e shkollimit janë publikuar në raportin e Kombeve të Bashkuara mbi Zhvillimin Njerëzor.

Përkufizime nga UN:

Vitet e pritura të shkollimit: Numri i viteve të shkollimit që një fëmijë pre të marrë kur regjistrohet në shkollë gjatë gjithë jetës së fëmijës.

Vitet e mesatare: Mesatarja vjetore e shkollimit 25 vjeç e lart, e konvertuar nga nivelet e arsimit duke përdorur kohëzgjatjen zyrtare të secilit nivel.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of