Edhe negociatorët më të mire mund të bëjnë gabime. Sigurohuni që e gjithë përgatitja juaj e kujdesshme nuk do të ‘shkojë dëm’ duke shmangur këto kurthe të zakonshme:
- Nuk arrini të dëgjoni. Shpenzimi i oreve ose ditëve të tëra për të përgatitur argumentin tuaj natyrisht do ju bëjë të dëshironi të ndani interesat tuaja, të shpalosni mundësitë, dhe kështu me radhë. Por, kur hyni në dhomën e takimit, përqëndrohuni për të dëgjuar dhe bëni aq shumë pyetjes sa (nëse jo më shumë se) paraqisni rastin tuaj.
- Sakrifikoni interesat tuaja për të ruajtur marrëdhënien. Përballuni me marrëdhënien tuaj dhe të homologut veç e veç. Çdo çështje besimi duhet të zgjidhet përpara se të lëvizni drejt thelbit të negociatave.
- Përqëndroheni në pozicione jo, interesa. Është e lehtë të vendosni se cka dëshironi të dy palet dhe më pas të lëvizni shpejt drejt specifikave te marrëveshjes. Por të dy ju duhet të merrni kohën e duhur në dispozicion për të kuptuar ‘nxitësit’ prapa pozicioneve tuaj – ose nuk do të jeni në gjendje të arrini një marrëveshje që ju kënaq të dyve.