Nëse shmangni vaktet do të shkaktoni një sërë ‘gabimesh’ metabolike që do ju bëjnë të fitoni peshë në bark. Këto janë rezultatet e studimit të Ohio State University, e publikuar në Journal of Nutritional Biochemistry.
Hulumtuesit e kanë kryer eksperimentit tek minjtë në laborator. Rezultatet treguan se minjtë që u detyruan të ndjekin një dietë të kufizuar për tre ditë, një vakt të vetëm me gjysmën e kalorive tuajs të përditshme, kanë humbur peshë në krahasim me grupin e kontrollit, duke e fituar hap pas hapi deri sa në ditën e gjashtë u shtuan kaloritë në dietë, por yndyra e lokalizuar në bark, peshonte më shumë tek minjtë me dietë të kufizuar se sa në ata që ishin të lirë të përtypeshin gjatë gjithë ditës.
Tepria e kësaj lloj peshe i atribuohet rezistencës së insulinës dhe rrezikut të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës.
«Kjo mbështet idenë se vaktet e vegjël gjatë ditës shërbejnë për humbje në peshë” shpjegojnë studiuesit.