Shanset e parashikimeve ekonomike të Danimarkës mbështetur nga realiteti u shfaqën më të ‘vakëta’ këtë javë, pasi të dhënat e tremujorit të dytë treguan një tkurrje të papritur që sugjeron se rimëkëmbja e parashikuar është e pamundur.
Produkti i brendshëm bruto u tkurr 0.3 për qind tremujorin e fundit, ndërsa ekonomistët e anketuar nga Bloomberg kishin parashikuar një zgjerim 0.3 për qind, sipas shifrave të publikuara nga zyra e statistikave. Që qeveria të përmbushë objektivin e saj në vitin 2014, rritja vjetore e PBB-së do të duhet të jetë më shumë se 5 për qind në dy tremujorët e fundit të vitit, tha Jes Asmussen, shef ekonomie në Kopenhagën, në Svenska Handelsbanken AB.
Ministria e Ekonomisë tha se këtë javë u përpoq të parashikojë rritjet për vitin 2014 dhe 2015, duke vlerësuar një zgjerim prej 1.4 për qind këtë vit dhe 2 për qind vitin e ardhshëm. Qeveria deklaron se i ka shtyrë shpenzimet në kufijtë e lejuar në bazë të rregullave buxhetore për të mbështetur ekonominë më të dobët në Skandinavi. Rritja në rajonin e euros ka mbetur ‘në vend numëro’ teksa tre ekonomitë më të mëdha u dobësuan, udhëhequr nga një tkurrje në Gjermani. Zhvillimi sugjeron se Evropa ende mund të ketë shumë për të bërë përpara se të rimëkëmbet nga kriza e borxhit të saj.