Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ka reaguar sot mbi pr.ligjin e pasurive të paluajtshme. Me miratimin e komisionit të Ekonomisë ditën e djeshme dhe dërgimin për votim në seancën parlamentare të së enjtes, SHNSH ka shprehur kundërshtitë e tyre mbi nenin 46 të këtij ligji.
Sipas ndryshimit të parashikuar në pr.ligjin e ri, zhvilluesit e pronës apo pronarët e truallit nuk mund të lidhin kontrata sipërmarrje apo porosie pa regjistruar lejen e ndërtimit. SHNSH kundërshton pritjen pa afat deri në regjistrimin në ZRPP.
“Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë shprehet pro regjistrimit të lejes së ndërtimit por nuk mund të jetë dakord me pritjen pa afat deri në regjistrimin në ZRPP e cila do varet se kur do e dërgojë dokumentacionin Bashkia, a do e dërgojë të plotë a me mungesa, kur do i vijë radha e regjistrimit etj.”- reagon në një konferencë shtypi SHNSH.
Kërkesa që kanë shprehur ata është përcaktimi I afatit prej 15 ditësh dhe më pas, procedimi nga zhvilluesit e ndërtimit.
“ Është fakt që administrate publike punon ngadalë, vonesat sjellin edhe premise korrupsioni”- vijoi më tej në deklaratë Shoqata.
Në nenin nr.47 të ligjit përcaktohen me detaje aspektet e regjistrimit të karabinasë në ZRPP. Me ndryshimet e propozuara në shtesën e pikës 3/1, SHNSH shton se:
– Në se ka kaluar ccështja në procedura përmbarimore, atëherë ka pasur një vendim gjyqi dhe nuk ka pse t’i jepet bankave e drejta suplementare.
– Gjykojmë se shteti duhet të jetë arbitër midis bizneseve dhe jo favorizues i bankave
– Nuk duhet harruar se në këtë process janë edhe qytetarët, të cilët kanë porositur dhe kanë paguar, nuk mund të trajtohen në radhë të dorës së dytë
SHNSH shton se konsultimi me grupet e interesit ka qenë i nevojshëm dhe kjo e fundit ka dërguar ankesë kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim përfshirjen që në fazën e hartimit të ligjeve që kanë lidhje me to.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.