Shoqëria civile kundër ndërtimit të resortit në Divjakë nga Mabetex Group

14/04/2017 11:30 AM 0 komente
mabetex

Koalicioni i Shoqërisë Civile në Mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta ka reaguar sot në një deklaratë për shtyp kundër projektit të Kompanisë Mabetex Group për ndërtimin e një resorti në Parkun e Mbrojtur të Divjakës.

“Resorti Divjakë Albania i propozuar nga Kompania Mabetex Group nuk është asgjë tjetër veçse një projekt tjetër ndërtimi në një Zonë të Mbrojtur. Qeveria po i shet kompanisë private për vetëm 1 Euro, 12 km të vijës bregdetare dhe 1700 hektarë tokë në zonë të mbrojtur. Ky është privatizim për përfitime personale e një pasurie kombëtare e ruajtur prej shekujsh dhe e sanksionuar në disa akte ligjore mbrojtëse që e kanë zanafillën që prej vitit 1964”.

Sipas kundërshtarëve të projektit, ai është shkatërrues për zonën, pasi për nga kapaciteti është sa dyfishi i qytetit të Divjakës, ndërkohë që ka një shtrirje dhe ndikim shumë më të gjerë në territor. Kompania private do të ndërtojë 2,400 apartamente, 370 vila, një resort turistik prej 90 ha dhe një qytet për 18,000 banorë.

Sipad deklaratës, projekti është edhe i jashtëligjshëm, pasi miratimi i këtij resorti shkel ligjet e vendit për Zonat e Mbrojtura si dhe Konventat ndërkombëtare si ajo e Ramsarit, e Bernës, e ESPOOS dhe Direktivat e Habitateve dhe të Shpendve të Bashkimit Europian si dhe do të zhvlerësonte të gjitha nismat institucionale dhe ligjore të Qeverisë dhe Parlamentit për mbrojtjen e natyrës.

“Ky projekt qartazi do të sjellë dëmtim të ekosistemit, gjallesave të egra, por edhe shkatërrim të ekonomisë lokale e sidomos asaj të peshkimit”.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz