Danimarka kryeson listën e vendeve për shpejtësinë e lidhjes mobile të internetit, me 22.3 megabit për sekondë (Mbps), e ndjekur nga Singapori me 16,6 dhe Zvicra me 16,5 Mgps.
Këto të dhëna konfirmohen nga Netradar, një aplikacion i zhvilluar nga Universiteti finlandez i Alto, i cili mbikëqyr cilësinë e lidhjes përmes telefonit. Sipas të dhënave të publikuara, shpejtësia e lidhjes në Danimarkë dhe shpeshtia, është më e madhe nga gjithë vendet e botës. Për të arritur në këtë përfundim janë mbajtur në konsideratë shpejtësia e upload dhe download, fuqia e sinjalit dhe probleme të ndryshme në rrjet nga celular (mobile), smartphone dhe tableta.