Në vitin 2014, Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mirëqenies Sociale në atë kohë, Erion Veliaj, shpallën fushatën për nxitjen e arsimit profesional. Gati gjyma e qeverisë mori pjesë në përurimin e Qendrës më të madhe të Formimit Profesional në Tiranë, përballë Ministrisë së Punës,godina e njohur ish-Lidhja e Shkrimtarëve.
Qeveria Rama shpalli si target për të çuar deri në fund të mandatit në arsim profesional rreth 40% të nxënësve që ndjekin arsimin e mesëm. Por që nga ajo ditë, zhvillimet kanë shkuar në të kundërt të objektivit. Arsimi profesional në pesë vite ka ndryshuar varësinë tre herë, duke u zhvendosur nga Ministria e Arsimit në atë të Punës dhe tani në atë të Financave. Në Qendrën e madhe të Formimit Profesional tani janë zyrat e ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) për vetting-un.
Pas pesë vitesh nxënësit që ndjekin arsimin profesional janë 24% e atyre që ndjekin, kundrejt objektivit 40% të qeverisë. Ndërsa nota mesatare në nivelin 6, sipas të dhënave zyrtare, nuk është shumë shpresëdhënëse për profesionet dhe zanatet TIK dhe mekanikës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.