Nga dita e sotme nis ndarja e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën të ditur oraret, në të cilat bëhet e mundur ndarja e shpërblimeve për të gjithë pensionistët.
Issh njofton se nga ora 08:00 – 14:00 ndahet pensioni në ditën e caktuar dhe shpërblimi bashkë me të. Ndërsa nga ora 14:00-20:00 ndahet shpërblimi për ata që kanë marrë pensionin më parë.
ISSH gjithashtu bën të ditur se është ndërtuar një grafik i posaçëm për të mundësuar marrjen e shpërblimit deri në fund të muajit. Në rast të kundërt, nëse shpërblimi nuk tërhiqet brenda afatit, merret në janar me pensionin.
Nga shpërblimi i fundivitit mësohet se përfitojnë 598 mijë e 203 persona.
Kryeministri Rama njoftoi në seancën plenare të së enjtes se Pensionistët në tërësi do shpërblehen me 2 mijë lekë, nga 3 mijë lekë kategoria e pensionistëve të vetëm ose në çift.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.