Çereku i amerikanëve, të lindur në vitet ‘80, besojnë se demokracia është një formë e keqe qeverisje, më shumë se 20 vjet më parë. Nëse dy partitë kryesore do të kishin dizajnuar një garë që ushqen mendjet e të rinjve me dyshime, nuk mund të kishin bërë më mirë se kjo fushatë presidenciale. Vota më 8 nëntor është në vëmendjen e të gjithëve, presidenti i ardhshëm do të jetë Donald Trump ose Hillary Clinton, shkruan The Economist.
Zgjedhja nuk është e vështirë. Fushata ka mundësuar fakte të përditshme se Trump-i do të jetë një president i tmerrshëm. Ai ka shfrytëzuar valën e tensioneve raciale në Amerikë. Përvoja e tij, temperamenti dhe karakteri e bëjnë të papërshtatshëm për të qenë kreu i shtetit, komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura më të fuqishme në botë dhe personi që do të ketë kontrollin e frenimit të fuqisë bërthamore.
Vetëm kjo do të duhet të na ndalonte për të hedhur votën pro zotit Trump, komenton The Economist. Sikurse ka ndodhur, ai ka një grup politikash që shkojnë me personalitetin e tij. Qeveria Trump do të shkurtojë taksat për të pasurit dhe do të rrisë masat për mbrojtjen e tregtisë, gjë që do të rrisë çmimet për të varfrit. The Economist nuk është dakord me të në lidhje me mjedisin, emigracionin, rolin e Amerikës në botë, si dhe të tjera gjëra veçmas këtyre. Idetë e tij mbi të ardhurat dhe shpenzimet janë një fyerje për statistikat.
Pra, vota e The Economist do të shkojë për Hillary Clinton. Ata të cilët e refuzojnë vetëm për shkakun se mban mbiemrin Clinton, si dhe urrejnë makinën Clinton, nuk po i kushtojnë vëmendje alternativës së turpit. Edhe pse, në vetvete, ky fakt nuk është miratues, po shkojmë më tej me analizën. Zonja Clinton është një kandidaturë më e mirë se sa duhet dhe do të përshtatet më mirë në përballimin e politikave të shtetit të Uashingtonit, se sa pohojnë kritikët e saj. Ajo meriton të mbizotërojë falë cilësive të saj.
Ashtu, sikurse Trump, zonja Clinton ka ide me të cilat The Economist nuk bie dakord. Plani i saj i taksave është i komplikuar. Kundërshtimi i saj ndaj marrëveshjes tregtare me Azinë, të cilën më parë e kishte përkrahur, është jashtëzakonisht i dobët dhe dekurajues. Shkalla e këtyre të metave, megjithatë, është tepër e vogël krahasuar me ato çka propozon zoti Trump. Në mjaft çështje të tjera të politikës së saj janë ato të qendrës pragmatike të Partisë Demokratike. Ajo dëshiron të burgosë shkelës jo të dhunshëm, të zgjerojë ofrimin e arsimit të hershëm dhe të paguajë lejet e lindjeve. Ajo, gjithashtu, dëshiron që të vazhdojë përpjekjet e Barack Obama-s për të ngadalësuar ngrohjen globale. Në Britani, “shtëpia e saj” ideologjike do të ishte partia konservatore, në Gjermani ajo të ishte pjesë e Kristiandemokratëve.
Në një drejtim, zonja Klinton është revolucionare. Ajo do të jetë gruaja e parë presidente e Amerikës, në 240 vite që nga pavarësia. Kjo nuk është një arsye për të fiksuar votën për të. Por, do të jetë një arritje e vërtetë. Në çdo drejtim tjetër, zonja Clinton beson se ndryshimet e vogla sjellin ato më të mëdhatë. Pa aftësia e saj për të krijuar përshtypje se do të bëjë transformime të mëdha brenda natës është një prej gjërave gabim të fushatës së saj. Zonja Clinton do të ishte përshtatur më mirë gjatë fushatave në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, kur kandidatët as nuk mbanin fjalime publike.
Sidoqoftë, stili prozaik, i kombinuar me arritjet shkallë-shkallë dhe puna e fortë mund ta bëjnë një presidencë më të suksesshme se sa tregojnë kritikët. Në politikën e jashtme, ku fuqia e presidentit është e madhe, zonja Clinton do të bëjë kujdes nga disa prej rreziqeve që bota ka trashëguar që nga Lufta e Ftohtë, por jo për stabilitetin. Rritja e Kinës dhe rënia e Rusisë kërkojnë njëkohësisht fleksibilitet dhe rezistencë. Institucionet ndërkombëtare, sikurse Kombet e Bashkuara, janë të dobëta, ndërsa terrorizmi është ndërkombëtar.
Kështu që gjykimi dhe përvoja janë thelbësore, pavarësisht përpjekjeve të republikanëve për të dëmtuar atë me anë të sulmit në Bengazi në vitin 2012, zonja Clinton i posedon të dyja këto cilësi. Si një senatore ajo ka bërë një punë solide në komitetin e shërbimeve të armatosura, si një sekretare e Shtetit ajo i ushtroi politikat e presidentit me aftësi. Pikëpamjet e saj për Amerikën kanë shumë të përbashkëta me ato të zotit Obama. Në mënyrë të saktë ajo argumentoi përfshirjen e saj në çështjen siriane. Ajo ka një vështrim më të drejtpërdrejtë të kapacitetit të Amerikës për të bërë mirë, ish-shefi i saj ishte më i vëmendshëm nga “rrezikut” të qëllimeve të mira. Zonja Clinton, ndihmoi fondacionin që t’i jepte fund embargos në Kubë, të nënshkruhej një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe të arrinte një marrëveshje me Kinën në lidhje me ngrohjen globale. Presidenca e Clinton do të ndërtohet mbi këtë.
Mbajeni Amerikën të madhërishme
Pyetja më e vështirë është si do të qeverisë Clinton në shtëpi. Sigurisht që nuk është rastësi që votuesit, politikisht të ndërgjegjshëm, duke filluar që nga vitet kur u tentua t’i hiqej presidenca Bill Clinton deri në kohën e zotit Trump, kanë një opinion negativ mbi sistemin e tyre politik. Në dy dekadat e fundit, bllokimet politike dhe shpifjet janë bërë normale. Seancat e fundit të Kongresit kanë bllokuar qeverinë, është flirtuar me mungesën e sovranit dhe janë miratuar pak materiale ligjore. Madje dhe ata konservatorë të prirë për mosveprim janë të ngopur.
Më e mira që mund të thuhet për zotin Trump është se kandidatura e tij është një shenjë e dëshirës popullore për një ringjallje politike. Çdo zemërim apo tabu e thyer është marrë si një provë se ai do të përmbysë sistemin që parë nga këndvështrimi i Gjykatës së Lartë, ata të cilët do të vijnë pas tij do t’i vënë gjërat në vendin e duhur.
Këto zgjedhje presidenciale vlejnë më shumë për shkak të çmendurisë së kësaj skeme. Shkon përtej besimit se kompleksiteti i Uashingtonit është thjesht një tym për të çoroditur qytetarin e zakonshëm dhe për këtë, sa më shumë të dish, aq më pak je i besuar. Ata që shpresojnë se do të vijë ndonjë e mirë prej punës shkatërruese se Trump-it, reflektojnë mendimin se kompromisi në politikë është një fjalë e pistë dhe besim prej budallai, që pas kaosit dhe shkatërrimit, mund të bashkosh vendin si me magji dhe të rregullosh çfarë nuk shkon.
Nëse fiton zonja Clinton, ajo do të marrë mbi vete barrën e hedhjes poshtë të shkatërruesve. Në një mënyrë, ajo është kandidati i gabuar për këtë punë. Gruaja e një ish-presidenti, që ka qenë pjesë e Shtëpisë së Bardhë rreth 24 vite më parë, tregon se nuk ka gjasa të sjellë diçka të re. Ky është shkaku pse ngjarjet në lidhje me Fondacionin Clinton dhe email-et e saj, të cilat FBI-ja i ka marrë përsëri në shqyrtim, kanë shkaktuar aq shumë dëm.
Në drejtime të tjera, ajo është shumë e përshtatshme për detyrën. Megjithëse ka qenë e vështirë që të dëgjojë kërcënime se do të burgoset, zonja Clinton ka bërë fushatë për një vend të hapur dhe optimist. Ajo mund të marrë zemër prej faktit se jashtë Uashingtonit, ka më shumë besnikëri partiake se shumica e amerikanëve e kupton, si dhe prej faktit se pesimizmi popullor ka tejkaluar realitetin. Rreth 80% të mbështetësve të Trump-it thonë se, për njerëz si ata, Amerika është më keq se 50 vite më parë. Kjo nuk është e vërtetë, gjysmë shekulli më parë 6 milionë familjeve iu mungonte shkarkuesi i ujit në tualet. Gjithashtu është një mënyrë joamerikane e të parit të botës. Ka ardhur koha për një reagim.
Në zgjedhje ne ndonjëherë kemi shpresuar se Kongresi dhe Presidenca të kontrollohet nga parti të ndryshme. Disa që nuk mund ta japin votën e tyre për zotin Trump, por as që nuk iu intereson shumë zonja Clinton do të mendojnë për këtë alternativë. Megjithat humbja e Kongresit do të rrisë shanset për reformim të Partisë Republikane, gjë për të cilën ka nevojë partia dhe Shtetet e Bashkuara.
Prandaj vota shkon si për zonjën Clinton, ashtu edhe për partinë e saj. Pjesërisht pasi ajo nuk është si Trump-i, por gjithashtu me shpresën se ajo mund të tregojë se politika e zakonshme u shërben njerëzve të zakonshëm, lloji që kërkon demokracia amerikane për rinovim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.