Shqip ne tregun e pakices

09/10/2010 00:00 0 komente

Kur deficiti tregtar ushqimor ne Shqiperi eshte thelluar me 17% gjate ketij viti, ne vend fermeret po investojne ne paketimin dhe etiketimin e produkteve tipike shqiptare. Permes vules rgarancia shqiptarer ne rrjetet e tregtise me pakice, se shpejti do te shiten ushqime qe ofroje cmim dhe cilesi te mire

Nga Laura Cela

Produktet agroushqimore shqiptare po preferohen gjithnjë e më shumë nga konsumatorët vendas, por ende nuk po i “mundin” dot importet. Sipas INSTAT-it, deficiti tregtar ushqimor si 7-mujor është thelluar me 6,2 miliardë lekë, ose 117% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm (pasi rritja e eksporteve prej 1,1 miliardë lekësh është shumë e vogël përballë rritjes së importeve me 7,3 miliardë lekë).
Përfaqësuesit e zinxhirëve të tregtisë me pakicë thonë se prodhimet tona preferohen shumë, por kanë mangësi që i pengojnë të kenë sukses në treg, e për më tepër të dalin në eksport.
Sipas Iris Bakllamasë së hipermarketit “Mercator”, produktet që shiten më shumë janë gjalpi, djathi etj., në sektorin e produkteve të freskëta dhe në ushqimet e thata vaji, orizi, sheqeri, por kanë mangësi në paketim dhe etiketim.
“Me përjashtim të një pjese të produkteve që kanë arritur një nivel të pëlqyeshëm, në krahasim me markat e huaja, është paketimi dhe etiketimi, në aspektin jo vetëm cilësor dhe përshtatshmërisë, por edhe dizajnimin më atraktiv dhe inovativ, ashtu si dhe në aspektin e informacionit komunikues”, thotë Bakllamaja.
Edhe përfaqësuesit e projektit SASA, të cilët asistojnë mjaft fermerë e prodhues ushqimorë “të vegjël”, thonë se një nga problemet më të mëdha të produkteve tipike shqiptare është etiketimi i tyre.
“Në Shqipëri ka shumë punishte të vogla që prodhojnë produkte tipike shqiptare, por problemi i tyre është se nuk arrijnë te tregjet e mëdha të tregtisë me pakicë. Megjithëse janë shumë të shijshme dhe cilësore, ato shiten kryesisht në zonat pranë vetë punishteve dhe jo në rrjetet e supermarketeve”, thotë Iris Kazazi e projektit SASA.

Projekti, produkte nën markën “Garancia Shqiptare”

Për të nxitur zgjerimin e rrjetit të shitjes së ushqimeve tipike shqiptare, SASA ka nisur një projekt të veçantë për të nxitur të gjithë prodhuesit e tyre. Këta prodhues do të ndihmohen me makineri, por veçanërisht në paketim dhe etiketim, si dhe me gjetjen e tregjeve. “Problemi kryesor është se konsumatorët nuk e dinë se çfarë blejnë, sepse etiketimet nuk janë cilësore”, thonë përfaqësuesit e SASA-s.
Produktet tipike shqiptare do të shiten nën markën “Garancia Shqiptare”, ndërkohë që në paketim do të jenë edhe dy etiketa të tjera që tregojnë zonën nga vijnë.
“‘Garancia Shqiptare’ është marka e parë e produkteve cilësore rajonale shqiptare, me origjinë nga zona e Veriut dhe e Jugut. Kjo markë pritet t’i ndihmojë konsumatorët të kenë produkte që gjenerojnë ndikim të rëndësishëm në zonat rurale të vendit e si pasojë të kontribuojnë në zhvillimin e këtyre rajoneve të varfra dhe në ruajtjen e vlerave tipike të këtyre produkteve”, shprehet Iris Kazazi e SASA-s.
Qëllimi është që të gjithë prodhuesit të gjejnë rrugën më të mirë të shfrytëzimit të kushteve natyrore të zonave të tyre për të prodhuar produkte të një cilësie të lartë. Në këtë projekt janë përfshirë më shumë se 160 fermerë, ndërkohë që numri pritet të rritet edhe më shumë.
“Alpe Albania” përfaqëson vlera tipike të Veriut dhe aktualisht përfshin disa produkte: mjaltë, reçelra, fruta të përpunuara, gështenja, prodhime bulmeti, kërpudha, bimë mjekësore.
“Prodhime Jugu” është marka që përfaqëson të gjitha produktet cilësore nga Shqipëria e Jugut, ku ditët e shumta me diell së bashku me tokat pjellore sjellin një varietet të gjerë produktesh të shijshme. Nën këto logo pritet të tregtohen llojshmëri të gjerë perimesh, fruta të freskëta dhe të përpunuara, bimë mjekësore, prodhime bulmeti, ullinj dhe vaj ulliri, rrush dhe verë.
Sipas përfaqësuesve të tregtisë me pakicë në vend, paketimi dhe etiketimi janë të rëndësishme në shitjen e suksesshme të një produkti, pasi konsumatori krijon gjithashtu afeksion me një produkt nga ndjesia që komunikojnë ngjyrat, fjalët dhe tekstin e materialit që mbështjell një produkt.
“Një mangësi tjetër, i përmirësuar shumë gjatë viteve, është edhe përmbushja e standardeve për tregtim në rrjetet e shitjeve me pakicë, si në aspektin e certifikimeve dhe licencave nga institucionet e duhura, ashtu edhe në aspektin e logjistikës, të dyja pika janë kyçe në arritjen e vendosjes së produkteve në raftet e marketeve”, thotë Iris Bakllamaja e “Mercator”.

“Alpe Albania”
 përfaqëson vlera tipike të Veriut dhe aktualisht përfshin disa produkte: mjaltë, reçelra, fruta të përpunuara, gështenja, prodhime bulmeti, kërpudha, bimë mjekësore.

“Prodhime Jugu”
është marka që përfaqëson të gjitha produktet cilësore nga Shqipëria e Jugut, ku ditët e shumta me diell së bashku me tokat pjellore sjellin një varietet të gjerë produktesh të shijshme. Nën këto logo pritet të tregtohen llojshmëri të gjerë perimesh, fruta të freskëta dhe të përpunuara, bimë mjekësore, prodhime bulmeti, ullinj dhe vaj ulliri, rrush dhe verë.

 
INTERVISTA/Përfaqësuesja e “Mercator”: Konsumatorët preferojnë produktet vendase, sepse kanë çmime të lira

“Produktet shqiptare, pse nuk janë atraktive”
 
Sa të interesuar janë blerësit vendas për produktet shqiptarer

Produktet shqiptare në “Mercator”, në përgjithësi gëzojnë shitje të larta në krahasim me markat e huaja, kryesisht në produktet bazë të shportës, në sektorin e produkteve të freskëta si gjalpi, djathi, etj., po ashtu edhe në ushqimet e thata si vaji, orizi, sheqeri etj. Markat shqiptare, qofshin ato prodhim 100% vendas apo jo, kanë ecuri të mirë dhe kanë interesin e blerësve për arsye të ndryshme, një nga më të ndjeshmet janë edhe çmimet më të ulëta të produkteve.
 
Sa e vlerësojnë ata cilësinë e produktitr
Konsumatorët janë bërë gjithmonë e më të ndjeshëm ndaj raportit cilësi-çmim, sidoqoftë çmimi mbetet një nga kriteret primare për pjesën më të madhe të blerësve. Ndonëse kjo ndjeshmëri ndryshon në kategori të ndryshme të ushqimeve, ne shikojmë në “Mercator” ndjeshmërinë e konsumatorëve ndaj çmimeve kryesisht dhe më pas cilësisë.

çfarë mangësie mendoni se kanë produktet shqiptare ushqimore që shiten në supermarketr

Një nga mangësitë e produkteve shqiptare, me përjashtimin e një pjese të produkteve që kanë arritur një nivel të pëlqyeshëm, në krahasim me markat e huaja është paketimi dhe etiketimi, në aspektin jo vetëm cilësor dhe të përshtatshmërisë, por edhe dizajnimin më atraktiv dhe inovativ, ashtu si dhe në aspektin e informacionit komunikues. Paketimi dhe etiketimi janë mjaft të rëndësishme në shitjen e suksesshme të një produkti pasi konsumatori krijon gjithashtu afeksion me një produkt nga ndjesia që komunikojnë ngjyrat, fjalët dhe tekstura e materialit që mbështjell një produkt. Një mangësi tjetër që është përmirësuar shumë gjatë viteve është edhe përmbushja e standardeve për tregtimin në rrjetet e shitjeve me pakicë, si në aspektin e certifikimeve dhe licencave nga institucionet e duhura ashtu edhe në aspektin e logjistikës, të dyja pikat janë kyçe në arritjen e vendosjes së produkteve në raftet e marketeve.

Sa mendoni se do të ndihmojë projekti "Garancia Shqiptare" për marketimin e disa produkteve tipike shqiptarer

Ky projekt do t’u japë ndihmë shumë të madhe si prodhuesve, ashtu dhe marketeve, pasi siguria dhe besimi që krijon një markë e garantuar te konsumatori jep shtysë për shitjen e suksesshme të këtyre produkteve. Logot si "Garancia Shqiptare" të komunikuara qartë nëpërmjet etiketimit të duhur të këtyre produkteve, do të rrisin jo vetëm besimin te konsumatori që cilësia e këtij produkti është e certifikuar dhe që ka përmbushur një sërë kriteresh të rëndësishme për cilësi të garantuar, por do të rrisë gjithashtu vlerat e produkteve, duke u mbështetur te faktet e favorshme rajonale dhe ekologjike, ashtu si dhe traditën, që vlerësohet shumë në kulturën tonë.

TREGTIA
“Eksportuam rreth 140 tonë shalqi”

Sipas të dhënave nga drejtuesit e hipermarketit slloven “Mercator”, i cili prej thuajse një viti ka hapur filialin e tij në Shqipëri, që në muajin qershor ka nisur eksporti i rreth 140 tonëve shalqi vendi, i cili u prit mirë në tregun slloven.
“Cilësia e prodhimit të këtij artikulli ishte brenda standardeve të ‘Mercator’ dhe tregut ndërkombëtar, por edhe i shijshëm, siç u shpreh stafi i ‘Mercator Slloveni’”, thotë përfaqësuesja e “Mercator Albania”, Iris Bakllamaja.
Në fakt, drejtuesit e këtij hipermarketi kanë në target të tyre tregtimin dhe eksportimin e produkteve shqiptare. Linja që ndiqet për eksport është pikërisht përmes filialeve të kësaj kompani në disa vende europiane. Dhe duket se pas eksportit të shalqinjve, kompania ka interes edhe për produkte të tjera.
“Interesi nga shtatë tregjet e ‘Mercator’ në Ballkan është i konsiderueshëm edhe për produkte të tjera të fruta-perimeve dhe jemi duke bashkëpunuar me organizata mbështetëse si ‘SASA Project’ dhe USAID, sektori DAI, të cilët na ndihmojnë vazhdimisht në përmirësimin e këtij procesi”, shprehet Bakllamaja.
Por me gjithë interesin për eksport, kjo falë shijes së mirë që kanë produktet shqiptare, eksportuesit e kanë të vështirë që t’i përshtatin ato me kërkesat e tregjeve ndërkombëtare.
“Sidoqoftë vështirësitë nga prodhuesit shqiptarë për të furnizuar sipas standardeve ndërkombëtare janë të konsiderueshme dhe kemi shumë punë përpara, që të arrijmë të përmbushin kërkesën e tregjeve ballkanike të ‘Mercator’ me produktet cilësore shqiptare”, shprehet Iris Bakllamaja.
Vështirësitë më të mëdha hasen në paketimin e tyre, që kryesisht është i dobët, por edhe i pakëndshëm. Ndërkohë që edhe etiketat kanë shumë pak informacion në lidhje me origjinën e produktit.

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.