Shqipëri-Kosovë, një dekadë betejë për tregjet

17/02/2017 12:55 PM 0 komente

Pavarësia e Kosovës po  hyn në vitin e fundit të dekadës, shtetet të njëjtit komb ende po kalojnë një marrëveshje të vështirë në aspektin ekonomik. Teksa blloku i lindjes u shkëput nga regjimi totalitar, Kosova dhe Shqipëria u gjend në kushte të ndryshme, të cilat dominon edhe bashkëpunimin ekonomik të vendeve.

Që nga viti 1998 tregtia me Kosovën është rritur me mbi 15%, duke mbartur një histori plot me konflikte tregtare se sa me bashkëpunim dhe duke dështuar për të krijuar një treg të përbashkët, si mundësia më e mirë për të përthithur investimet e huaja.

Në fund të vitit 2016, eksportet drejt Kosovës zunë vetëm 6.7% të totalit teksa ato panë një rënie në vlerë me gati 20 për qind në krahasim me më 2015.  Mallrat me të eksportuara me Kosovën janë produktet e naftës dhe të hekurit dhe materiale të tjera të ndërtimit si tulla, çimento dhe frutat dhe perimet

Importet janë në nivele minore. Shqipëria importon nga Kosova vetëm 2.9% të totalit. Më 2016, ato arritën në vetëm 5.8 miliardë lekë dhe dominohen kryesisht nga pijet, artikuj të Gizës teksa shihet se vitet e fundit janë rritur ndjeshëm importet e drithërave.

Megjithatë flukset tregtare të Kosovës nuk zënë as 3% të volumit tregtar të Shqipërisë me jashtë. Që në vitet e para të tranzicionit kur Kosova ishte e pandarë nga juridiksioni SERB Shqipëria vuri lidhje tregtare me Italinë. Sot Partnerët tregtarë të Shqipërisë janë vendet e BE-së, teksa Kosova kishte burimet tradicionale të furnizimit të saj me mallra  Serbinë dhe ish-republikat e tjera të ish-Jugosllavisë.

Lufta për tregjet

Që kur Kosova u bë shtet më vete 9 vjet më parë, shqiptarët dhe qeveritë e dy anëve të kufirit kanë dështuar për të krijuar marrëdhënie normale tregtare. Në të gjithë historinë e saj të tregtisë se lirë me jashtë, Shqipëria nuk njeh aq konflikte sa me Kosovën. Gjithashtu edhe Kosova nuk njeh pengesa në tregtinë me jashtë sa me Shqipërinë. Rezultati final ka qenë në dëm të krijimit të një tregu të përbashkët, prej të cilit do të vinin të mirat ekonomike për të dy anët e të njëjtit komb. Qeveritë e dy shteteve kanë firmosur mbi 50 marrëveshje bashkëpunimi në letër, por në vend të lehtësimit, konfliktet po thellohen për ditë.

Shifrat tregojnë qartë se, pavarësisht si pjesë e të njëjtit komb tregtia ndërmjet vendeve mbetet modeste dhe shembujt tregojnë se, konkurrenca për tregjet ndërmjet vendeve ka penguar zgjerimin e tregtisë.

Marrëdhëniet me konflikte kulmuan në vitin 2013, kur u përfshinë edhe autoritetet shtetërore të dy vendeve. Për herë të parë që nga viti 1999, marrëdhëniet tregtare shënuan rënie në vitin 2013, për shkak se, bllokimi i qumështit shqiptar në tregjet e Kosovës u pasua me bllokimin nga pala shqiptare të importit të mishit dhe të miellit nga Kosova. Më tej, konflikti vijoi nga pala e Kosovës me bllokimin e materialeve të ndërtimit. Gjatë verës së vitit 2013, qeveria e Kosovës zhvendosi pikat e zhdoganimit të mallrave, duke krijuar probleme për eksportuesit shqiptarë.

Sipas një studimi për tregtinë e jashtme, Kosova ka barrierat më të larta tregtare me Shqipërinë, pasi duhet të plotësohen 8 dokumente, ndërsa me vendet e tjera nuk janë më shumë se 6 a 7 të tilla.

Lufta për miellin

Në fund të vitit që shkoi, Shoqata e Përpunuesve të Miellit në vend lajmëroi zyrtarisht nëpërmjet një letre të hapur drejtuar Kryeministrit falimentin për shkak se, mielli jashtë standardeve që importohej nga Kosova po falimentonte industrinë vendase. Biznesi shqiptar i përpunimit pretendonte se, standardet e proteinës në miellin e Kosovës ishin pak më shumë se 9%, ndërkohë që fabrikat shqiptare prodhojnë me standard 12% dhe për rrjedhojë me një kosto më të lartë.

Adi Haxhiymeri,kryetar i Shoqatës së Industrisë Përpunuese të Miellit tha se, qeveria shqiptare, duke ulur me udhëzim standardet e proteinës në miell, e ka favorizuar importin dhe çon në faliment të pashmangshëm industrinë e vendit. Nga ana tjetër, industria e miellit e Kosovës pretendoi se, qeveria e Shqipërisë po diskriminonte mallrat kosovare në tregjet e saj. Madje në këtë debat u përfshi edhe analisti Baton Haxhiu, i cili iu kthye kundër qeverisë shqiptare në mbrojtje të kompanisë nga Kosova, Devolli.

Haxhiymeri thotë se, në këtë betejë ka fituar Kosova. Ai tha se industria e përpunimit të miellit ka pësuar rënie 40% në pesë vitet e fundit dhe kjo reflektohet edhe në rënien e prodhimit të grurit në mbi 100 tonë vitin që shkoi.

Bllokimi i miellit, Kosova kundërpërgjigjet me qumështin

Në vitin 2013, eksportet e qumështit dhe bulmetit nga Shqipëria në Kosovë ranë me 62%, pa rikuperim të mëtejshëm më 2014. Në përgjigje të bllokimit të miellit nga Shqipëria, Kosova nxori nga tregu dy linjat shqiptare të qumështit në mars të vitit 2013, Primalat dhe Fast, me pretendimin për nivelin e lartë të Aflatoksinës. Kompanitë shqiptare të qumështit, që u përfshinë në këtë konflikt, praktikisht kanë falimentuar. 23 tonë qumështi prodhim shqiptar u asgjësua. Rreth 6 mijë familje fermerësh dhe mbi 14 milionë euro investime u dëmtuan seriozisht. Po në këtë periudhë, Shqipëria e bllokoi sërish importin e miellit nga Kosova me pretendimin se dyshohej për Aflatoksinë.

Beteja përfshin edhe materialet e ndërtimit

Beteja tregtare Kosovë-Shqipëri ka dëmtuar seriozisht eksportet e materialeve të ndërtimit. Tregu i Kosovës ishte njëstimul i madh për fabrikat shqiptare të tullave, tjegullave dhe çimentos pas krizës në të cilën ra sektori i ndërtimit në Shqipëri pas vitit 2013. Por në datën 1 gusht 2013, eksporti i materialeve të ndërtimit ka pushuar, i cili më parë kishte vazhduar me 30 kamionë në ditë.

Kostot e rritura bllokuan eksportine materialeve të ndërtimit (kryesisht tulla e tjegulla) pothuajse tërësisht. Asllan Bare, administratori i një prej kompanive më të mëdha prodhuese të tullave, tregoi se, dërgesat nga fabrika e tij në Kosovë zbritën nga 20 në 1 kamion në ditë, më 2013. Vetëm në muajin korrik të vitit 2013, vlera e materialeve tëndërtimit të eksportuara në Kosovë shënoi 800 mijë euro, vlerë e cila u shuajt në muajt paraardhës. Më pas,Kosova vendosi një tarifë 40 euro për çdo natë qëndrimi të kamionëve dhe kjo e rriti mjaft koston për eksportuesit shqiptarë. Eksporti i materialeve të ndërtimit në Kosovë ra me 20% gjatë vitit 2014.

 

bilanci tregtar me kosoven

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz