Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka pritur në një takim
ambasadoren e re të Kroacisë Sanja Bujas Juraga.
Në kuadër të marrëdhënieve mes dy shteteve, u theksua se duhet të forcohet bashkëpunimi në fushën e transportit.
Në takim u ra dakord që të planifikohet në të ardhmen një mbledhje e komisionit të përbashkët
në fushën e transportit. U ra dakord të punohet për vendosjen e një linje detare mes 2 vendeve. Si
dhe për të parë mundësinë e një linje direkte ajrore, mes Zagrebit dhe Tiranës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.