Publikohet indeksi për lehtësimin tregtar 2016, i cili vlerëson 136 ekonomi bazuar në kapacitetin e tyre për të lehtësuar rrjedhën e të mirave nga kufijtë në destinacion. Raporti, ku tregohen përllogaritjet e indeksit, është hartuar nga Aleanca Globale për Lehtësi në Tregti në bashkëpunim me Forumin Ekonomik Botëror. Indeksi, i cili mbështetet në disa shtylla kryesore, e rendit Shqipërinë të 60-n nga 136 vende.
Për sa i përket qasjes në tregun e vendas, Shqipëria renditet e teta, duke humbur dy vende në klasifikim krahasuar me vitin 2014. Në këtë tregues janë marrë në shqyrtim tarifat dhe kompleksiteti i tyre, si dhe pjesa e importeve të cilat janë pa doganë.
Jemi të 52-tët për sa i përket qasjes në tregun e huaj, duke përkeqësuar renditjen në krahasim me 2014-n kur vendi renditej i 44-ti. Dy janë faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë shtyllë, tarifat me të cilën përballen shqiptarët që bëjnë tregti jashtë dhe preferenca konsumatore ndaj mallrave të tyre.
E 50-ta në lidhje me transparencën dhe efikasitetin me administratën kufitare, ku treguesi që përkeqëson renditjen është efikasiteti i procesit të zhdoganimit.
Ndërsa në lidhje me disponueshmërinë dhe cilësinë e infrastrukturës së transportit, Shqipëria është e 111-a në renditje, duke kaluar vetëm Bosnjë dhe Hercegovinën nga vendet e rajonit. Shkak për këtë është cilësia e dobët hekurudhore, numri i kilometrave ajrore në dispozicion, si dhe cilësia e rrugëve.
Në shtyllën e “Mjedisit Operues”, vendi renditet i 59-i. Sipas raportit, problem vazhdon të mbetet mbrojtja e pronës private dhe financimi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Pershendetje kjo nuk eshte e verte
Prsh tkam shkrujt shum po nuk e di nese ike Par sot me erdhi nje mesazh se perej atyre 10 vetave isha un qe kisha fituar sot pyeta ktu ne albtelekom dhe me than qe jan kot mund te ket nje shpjegim per kte ju lutem dua nje prgjigje
Ckemi si kaluat po shikoj ca komente qe po me Vin ne telefon pr njh ipone
11
Prsh sot me erdhi nje mesazh se prej atyre 10 vetave kisha fituar un nje telefon dua nje prgj a jan te vrteta kto apo jo se sot pyeta ktu ne albtelekom dhe me than qe jan kot. Jan te vrteta apo jo
Prsh sot me erdhi nje mesazh se prej atyre 10 vetave isha un se kisha fituar por dua ta di a jan te vrteta kto apo jo. Se sot pyeta ktu ne albtelekom dhe me than qe jan kot ju lutem mund ta di nese jan te vrteta kto apo jo