Shqiptarët kishin të ardhura sa 30 për qind e mesatares së Bashkimit Europian në vitin 2017, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat. Kjo shifër ka mbetur e pandryshuar për tre vjet radhazi, si një indikator që vendi nuk ka mundur të beje përpara në procesin e konvergjencës (rritjen me ritme më të shpejta se vendet e zhvilluara të Europës, me synim për të kapur gradualisht standardin e tyre.
Në raport me vendet e tjera, Shqipëria ka të ardhurat më të ulëta për frymë. Na e ka kaluar edhe shteti problematik, Bosnjë Hercegovina, që në 2017 kishte 32% të të ardhurave mesatare të BE.
Në rajon, më mirë paraqitet Mali i Zi, që ka arritur në 46% të mesatares së BE, nga 42% dy vjet më parë. Serbia dhe Maqedonia e kanë nivelin sa 36% të mesatares së BE, me një rënie të lehtë nga nje vit më parë.
Edhe në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, Shqipëria rezulton e fundit, me 39% të mesatares europiane, nga 37% vitin e mëparshëm. Bosnja e ka këtë tregues në 41%, Serbia 45%, Mali i Zi 56%, Maqedonia 41%.
Në Europë, të ardhurat më të larta për frymë i ka Luksemburgu me 253% të mesatares së BE.
Ndërmjet shteteve anëtare në vitin 2017, konsumi për frymë për frymë shprehur në Standardet e Fuqisë Blerëse (PPS) ndryshonte nga 54% e mesatares së Bashkimit Evropian (BE) në Bullgari në 132% në Luksemburg.
Tetëmbëdhjetë shtete anëtare kishin konsum për frymë nën mesataren e BE-së, ndërsa dhjetë shtete anëtare regjistruan konsum mbi mesataren e BE-së në vitin 2017.
Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 32% mbi mesataren e BE-së, përpara Gjermanisë (22% më shumë). Ato u pasuan nga Austria, Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat regjistrojnë nivele rreth 15% dhe 20% mbi mesataren e BE-së, dhe Belgjika, Finlanda, Hollanda, Suedia dhe Franca me nivele rreth 10% mbi mesataren e BE.
Konsumi për banorë në Itali, Irlande dhe Qipro, nivelet ishin më pak se 10% nën mesataren e BE-së, ndërsa Spanja, Lituania, Çekia dhe Portugalia ishin midis 10% dhe 20% më poshtë. Malta, Sllovenia, Greqia, Polonia, Sllovakia dhe Estonia ishin midis 20% dhe 30% nën mesataren. Pesë shtetet anëtare regjistruan AIC për frymë më shumë se 30% nën mesataren e BE. Letonia, Rumania, Kroacia dhe Hungaria ishin midis 30% dhe 40% më poshtë, ndërsa Bullgaria kishte AIC për frymë më shumë se 40% nën mesataren e BE.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Po mire o Monitor, po jua pret mendja ju qe kjo shifer eshte e sakte? Ju vete shkruani qe PBB rritet me 4.5% p.a. dhe qe “njerezit po ikin” dhe qe “grate nuk po lindin” dhe te tilla deklarata apokaliptike. Nderkohe 50% e artikujve (me te drejte) flasin per forcimin e Lekut karshi Euros e Dollarit. Cfare do te thone keto levizje shifrash per GDP per Capita ne Euro apo Dollare per fryme? Pak koherence ju lutem. Hiqeni si Financial Times dhe nuk jeni ne gjendje te beni nje lexim analitik te te dhenave, te pakten cross-check me burime te… Read more »