Shqipëria i “mori” BE-së 500 milionë euro për 9 mujorin 2018

14/01/2019 12:28 PM 3 komente

Nga vendet e Bashkimit Europian kanë hyrë në Shqipëri rreth 500 milionë euro neto nga tregtia, shërbimet dhe të ardhura të tjera për 9 muajt e vitit 2018.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Eurostat  në raportin tremujor për “Deficitin e llogarisë korente në tregti dhe shërbime me vendet jo të BE-së”. Sipas statistikave të Eurostat për 9 mujorin, BE ka me Shqipërinë një deficit të llogarisë korente prej rreth 500 milionë euro, që nënkupton që kjo shumë ka hyrë neto në Shqipëri. Sipas përkufizimit të BE-së “Llogaria korente mat të gjitha transaksionet që ndodhin midis njësive rezidente dhe jo rezidente dhe i referohet tregtisë ndërkombëtare në mallra dhe shërbime dhe po asht burimeve parësore dhe dytësore të të ardhurave”.

Teksa bilanci i tregtisë së Shqipërisë me vendet e BE-së është negativ, Shqipërisë duket se i ngrenë peshë remitancat, pra paratë që emigrantët dërgojnë në Shqipëri tek të afërmit e tyre dhe shërbimet, flukset nga  e cila janë shtuar vitet e fundit, si rrjedhojë e zgjerimit të aktivitetit të call center dhe më pas të forex. Efekt ka dhënë edhe shtimi i turistqve të huaj në Shqipëri.

Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat që emigrantët kanë sjellë tek të afërmit e tyre në 9 muajt e këtij viti arritën në 501 milionë euro. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është shënuar një rritje prej 8%.

Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet drejt shteteve të BE-së për 9 mujorin ishin 1.2 miliardë euro (78% e totalit), ndërsa importet nga këto vende rreth 2.3 miliardë euro (62% e importeve totale) me një bilanc negativ prej rreth 1.1 mld euro.

Ndërsa turizmi solli 1.5 mld euro për 9 mujorin, sipas Bankës së Shqipërisë, me një bilanc neto prej rreth 360 mln eurosh, një nivel rekord ky i pas viteve ’90.

 

Shqipëria me deficit në hyrje daljet e valutës me botën

Ndonëse me shtetet e BE-së, Shqipëria ka një bilanc të llogarisë korete pozitiv, dmth merr më shumë para sesa jep, në total, vendi ynë ka deficit të llogarisë korente. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për 9 mujorin, deficiti i llogarisë korente ishte -493 milionë euro. Vetëm në tremujorin e tretë, sipas BSH-së, deficiti i llogarisë korrente shënon 146 milionë euro, lehtësisht në zgjerim në terma vjetorë me rreth 4 milionë euro (ose 3%). Ecuria e deficitit korrent në këtë tremujor, reflektonbalancën negative të të ardhurave parësore, ndërkohë që, vijon axhustimi i deficitit tregtar në mallra. Në të njëjtën kohë, suficiti i të ardhurave dytësore është zgjeruar në drejtim të rritjes së transfertave hyrëse drejt sektorëve të tjerë.

3
Komente

avatar
2 Comment threads
1 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
2 Comment authors
OrnelaIq0 Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Iq0
Guest
Iq0

Edhe nje gje tjeter : eksportet pa llogaritur edhe eksportin e sherbimeve jane analoge se kalkulimit te Gdp-es pa llogaritur sherbimet te cilat perbejne faktikisht 70% te ekonomise! Vetem turizmi sjell 2 miljard euro eksporte -sherbimesh- ne vit

Iq0
Guest
Iq0

Po perse po e injoron totalisht peshen e turizmit i cili sjell 300 % me shume te ardhura nga jashte – llogaritet si eksport sherbimi – ?