Kur vjen puna te mbikëqyrja e bankave, barazia gjinore e humbet kuptimin. Pasi në krahasim me të gjitha profesionet e tjera, këtu dominojnë burrat, por në rastin e Shqipërisë dhe Serbisë, ky raport ndryshon.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kalkuluar gjininë e bordeve që mbikëqyrin bankat dhe ka gjetur se në mbarë botën, gratë përbëjnë më pak se 20 për qind të bordeve të bankave.
Ndërsa në Shqipëri kjo përqindje është shumë më e lartë, pasi 56 për qind e bordeve përbëhen nga gratë. Serbia dhe Izraeli kanë një përqindje më të lartë femrash në bordet mbikëqyrëse përkatësisht me 60 dhe 67 për qind.
Në vitet 2010-’11, në SHBA dhe Britaninë e Madhe, gratë përfaqësonin 50 për qind të të diplomuarve në biznes dhe shkenca shoqërore dhe 30 për qind në ekonomisë.
Studimi vë në dukje se vendet e varfra dhe ato në zhvillim ka tendencë të kenë më shumë gra në bordet mbikëqyrëse të bankave, krahasuar me ekonomitë e zhvilluara.
Pjesa e grave është relativisht më e lartë te bankat e kursimeve dhe më të ulëta në bankat e investimeve.
Studimi i Fondit ka gjetur se pjesëmarrja e grave në bordet e bankave garanton më shumë stabilitet.
Gratë janë të efektshme në stabilitetin e bankave përmes mbikëqyrjes më të imtësishme të kapitalit dhe janë të afta të kontrollojnë edhe për faktorë të tjerë të rëndësishëm. Studimi i FMN-së e lidh pjesëmarrjen e grave në bankë dhe në bordet e mbikëqyrjes me stabilitetin e bankës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.