Shqipëria do të trokasë në tregjet ndërkombëtare vitin e ardhshëm, kur Eurobondi i saj pesëvjeçar të maturohet , tha Ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Agjencia e rankimit ‘Standard & Poor’ rriti vlerësimin mbi Shqipërinë në e qëndrueshme nga negative dhe konfirmoi rankimi në B që vjen pas kredisë prej 331 milionë euro që vendi ka marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
” Kuptohet , vitin e ardhshëm ne do të shkojmë realisht në tregjet ndërkombëtare, sepse Eurobondi maturohet vitin e ardhshëm”, tha Cani në Uashington.
” … Dhe kuptohet ( ne ) nuk mund të hyjmë në tregjet ndërkombëtare pa u përgatitur, dhe rankimi i Standard & Poor -së është një tjetër konfirmim se ne kemi përmirësuar treguesit që lidhen me huamarrjen në tregjet ndërkombëtare, ” tha ai .
Shqipëria ka huazuar 300 milionë euro përmes Eurobondit të saj në tetor 2010 në një normë prej 7.5 për qind .
Një zyrtar i lartë i financave tha se ministria ishte duke kërkuar opcione për Eurobondin, duke përfshirë edhe faktin e huamarrjes në dollarë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.