Për të ndihmuar në një sezon turistik sa më efikas, qeveria shqiptare është duke zgjeruar listën e vendeve me të cilat lehtësohet regjimi i vizave. Vitet e fundit një politikë e tillë ndërmerrej vetëm me Rusi, ndërsa së fundmi janë shtuar edhe shtete si Arabia Saudite, Katari, Omani, Bahrejni, Gjeorgjia e Bjellorusia. Të gjithë shtetasit e këtyre vendeve do të mund të vijnë në Shqipërinë gjatë sezonit veror deri në datë 1 Nëntor 2015 pa viza. Me pjesëmarrjen në panairet tradicionale, institucionet shqiptare po bëjnë përpjekje që të tërheqin vëmendjen e tregjeve të tjera, përtej atyre evropiane, si një mundësi për të zgjeruar turizmin shqiptar dhe për ta shtrirë atë gjatë gjithë vitit.
E kjo shihet si një tjetër masë e realizuar nga qeveria, në kuadër të planit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të rritja me 25% e kërkesave dhe interesi i shtuar për vendin tonë janë sinjale se ky mund të jetë një viti më i mirë për turizmin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.