Ne dimë se stili i jetesës të nënave të ardhshme mund të ndikojë në mënyrë vendimtare në shëndetin e fëmijës së palindur. Çfarë është ndoshta më pak e qartë është se sjellja e babait përpara ngjizjes, ka një rol vendimtar. Le të flasim për obezitet, duhan dhe ekspozimi ndaj substancave toksike.
Nga studimet e kryera rezulton se obeziteti atësor para ngjizjes është një faktor rreziku për ndryshimin e ADN-së së fetusit përfshirë në rregullimin e rritjes së hershme embrionale.
Një baba në tre (34%) është duhan-pirës, edhe pse është vënë re se tymi i cigares frenon pjellorinë duke rritur rrezikun e keqformimeve kongjenitale të zemrës, anorectal dhe të rrugëve urogjenitale . Bijtë e etërve që pijnë duhan para ngjizjes rrezikojnë të zhvillojnë leuçeminë fëminore akute limfoblastike 25% më shumë se fëmijët e personave që nuk pinë duhan. Përqindja rritet në 44% nëse numri I cigareve I kalon 20 në ditë.
Në rastin e substancave toksike, kur kjo ndodh për periudha të gjata kohore, zakonisht lidhur me shkaqe profesionale, ekspozimi ndaj tyre shfaqet I dëmshëm: pjesa më e madhe e defekteve të lindjes, kancerit të fëmijëve, peshës së ulët të lindjes, lidhet me ekspozimin ndaj plumbit, gazit, pesticideve, bojërave profesionale dhe produkteve të llojit industrial.
Rreziku i defekteve te tubit neural (quajtur spina bifida) rritet me 50% me ekspozimin ndaj tretësve organik që janë përbërës së disa bojërave, në produktet e lavanderive apo industrive kimike. Punëtorët më të rrezikuar janë kuzhinierët, kopshtarët, pastruesit dhe punëtorët e zyrës në sektorin e bujqësisë.
Edhe përdorimi i disa barnave mund të ketë efekte negative mbi pjellorinë, dhe jo vetëm:disa përbërës aktiv që përmbajnë mund të rrisin me 50% rrezikun e ndërlikimeve të shtatzënisë dhe defektet e lindjes.