Airbnb, kompania amerikane, e cila nëpërmjet një paltforme online u mundëson njerëzve në të gjithë botën që të prenotojnë dhoma apo shtëpi me qira, së fundmi ka bërë publike një prej ambineteve të saj, i cili është ndoshta edhe një prej më të veçantëve, një shtëpi pushimi në Murin e Madh Kinez.
Kjo kompani në bashkëpunim me historianë dhe arkitetktë të ndryshëm mga Pekini e shndërruan një prej kullave të vrojtimit që ndodhen mbi murin kinez në një shtëpi të vogël pushimi, e cila përbëhet nga një dhomë e vetme gjumi, ndëra pjesa tjetër i është kushtuar dhomës së ndenjes ku ndodhet vetëm një tavolinë për të ngrënë dhe një karrike.
Të gjitha mobijet që u vendosën aty u përzgjodhën me shumë kujdes duke marrë parasysh jo vetëm vendndodhjen, përsa i përket rëndësisë historike por edhe ambientin, ajo do të ndodhet në qiell të hapur, duke i krijuar kështu mundësinë pushuesve të kenë një pamje të mrekullueshme gjatë mbrëmjeve.
Por nuk duhet të harrojmë se kjo shtëpi ndodhet në Murin e Madh Kinez dhe për pasojë çdo pushues që do të të qëndrojë aty duhet t’i përmbahet disa rregullave të caktuara, të tilla si të mos vërë muzikë të lartë në sfond, të mos përpiqet që të zbresë nga muri, apo që të ecë në pjesën e tij më të lartë.
Kjo shtëpizë e vogël pushimi do të qëndrojë e hapur për vetëm katër ditë për ata pushues fatlumë që do të arrijnë ta fitojnë atë, sepse këtë herë aplikimi në uebsaitin e Airbnb do të bëhet nërpmjet një konkursi.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë në katëgorinë kushtuar Murit të Madh Kinez, në uebsaitin Airbnb një letër ku shpjegojnë të gjitha arsyet se përse ata mendojnë se është shumë e rëndësishme që të hiqen të gjitha barrierat që ekzistojnë ndërmjet kulturave të ndryshme dhe të jepen gjithashtu ide se si mund të vendosen lidhje të reja ndërmjet tyre. Ky konkurs hapet më 11 gusht në orën 11:59 me orën lokale të Pekinit. Fituesit do të jenë katër çifte të cilët do të qëndrojnë secili nga një natë në këtë shtëpizë magjike, nga data 4-8 shtator.