Çfarë mund të justifikojë çmimin 1.1 miliardë dollarë për shitjen e një shtëpie?
Përpara se t’i japim përgjigje pyetjes së mësipërme, le të saktësojmë më parë vendndodhjen e saj. Fillimisht nuk mund t’i referohemi kurrsesi me termin shtëpi por rezidencë, rezidenca Ville Les Cèdres, e cila ndodhet në Côte d’Azur të Francës, në një zonë të privilegjuar ndërmjet Nisës dhe Monakos, që zakonisht njihet edhe si lagjja e “supermilionerëve”.
Kjo rezidencë madhështore në Francë, përbëhet nga 10 dhoma, një sallë e ballosh, një kishë, një pishinë 50 metra, një kopsht gjigant dhe një stallë për 30 kuaj.
Por ajo që duket se ka më shumë vlerë nga të gjitha është kopshti botanik, i cili kosiderohet edhe si një prej kopshteve privatë më të bukur në Europë.
Ai ka një sipërfaqe prej 35 hektarësh, me 15 kopshtarë që kujdesen për të gjatë gjithë kohës dhe me rreth 15,000 lloje bimësh të rralla tropikale, gjithashtu i cilësuar si kopshti me larmishmërinë më të madhe të bimëve tropikale në Europë.