Quhet Better Shelter, shtëpia për refugjatët, krijuar nga Ikea (Ikea Foundation) që ka fituar çmimin ndërkombëtar Beazley Design of the Year, që u jepet projekteve më të mira të dizajnit nga Muzeu i Dizajnit të Londrës.
E krijuar nga Johan Karlsson, kjo strukturë e përthyeshme në plastikë të riciklueshme, është zgjedhur projekti më i mirë i dizajnit për vitin 2016 për kontibutin aktiv në situatën emergjente globale të emigrimit, që është një nga çështjet aktuale në nivel ndërkombëtar.
Në këtë strukturë mund të qëndrojë një familje prej pesë personash. Çatia e saj përbëhet nga panele diellore. Prodhimi i saj ka nisur në vitin 2015 dhe deri më sot, janë të shpërndara më shumë se 16 mijë shtëpi në të gjithë botën.