Në pamje të parë këto shtëpi të vogla mund të duken si lodra për fëmijë. Megjithatë, prodhuesi spanjoll i shtëpive, Green Magic Homes Productive, i shet ato në më shumë se 50 vende. Gjithashtu kompania prodhuese ka ndërtuar fabrika prodhuese në SH.B.A, Spanjë, Meksikë dhe Dubai. Ajo është e specializuar në strukturat e reja inovative për ndërtim. Shtëpitë përfshijnë opsione të tilla si çati jeshile prej bari apo prej ndonjë bime tjetër. Ndërkohë, modulet janë bërë nga materialet e gjeneratës së fundit, struktura me fibër të përforcuar, një material që zakonisht përdoret më shpesh në industrinë ajrore. Kur çmontohen ato përshtaten në mënyrë të përkryer në kontejnerë. Si rezultat këto shtëpi mund të transportohen lehtësisht kudo në botë.
Për më tepër, e gjithë koha që duhet për të prodhuar një shtëpi nuk zgjat më shumë se 15 ditë, ndërsa monitmi i saj mund të shkojë deri në 7 ditë. Teknologjia e përdorur nga Green Magic Homes Technology është certifikuar tashmë në SHBA, Europë dhe Amerikën e Jugut. Megjithatë, kjo kompania është e bindur se shtëpitë e saj mund të ndërtohen duke përdorur këtë teknologji në çdo vend të botës.
Struktura e këtyre shtëpive (me panele të papërshkrueshme nga uji) është projektuar në atë mënyrë që ato mund t’i rezisotjnë kushteve të ndryshme atmosferike, të tilla si erërat e forta apo reshjet e dendura të shiut.
Një prej këtyre shtëpive, të cilat ashtu siç e përmendëm edhe më sipër duken si shtëpi lodre, mund të kenë nga një deri në katër dhoma gjumi, një tualet, një kuzhinë dhe një dhomë ndenjeje. Secila prej këtyre shtëpive është e mbuluar nga jashtë nga një shtresë e hollë toke, e cila ofron izolim të përkryer duke rregulluar në mënyrë natyrale tëmperaturën dhe duke bërë të mundur që shtëpitë të qëndrojnë të ftohta në verë dhe të ngrohta në dimër.
Sipas kompanisë, shtëpitë që ajo prodhon kanë një efikasitet të lartë të kursimit të energjisë duke reduktuar kështu shpenzimet për energjinë deri në 80% krahasuar me një shtëpi të zakonshme. Këto shtëpi cilësohen gjithashtu edhe si shtëpitë universale, sepse mund të vendosen në çdo vend të botës dhe lidhja e tyre me energjinë elektrike është shumë e lehtë.
Të shumtë janë ata që konsiderojnë shtëpitë të tilla si ideale sepse ato janë shumë efikase në kursimin e energjisë, janë të ndërtuara duke mbrojtur në maksimum mjedisin, montimi i tyre është shumë i lëhtë, ajri i freskët dhe drita natyrale rrethon të gjithë shtëpinë, dhe mbi të gjitha për shkak të faturave më të ulëta të energjisë elektrike.
Këto shtëpi sigurojnë përdorimin pasiv të energjisë diellore dhe lehtësojnë reduktimin e emetimeve të hidrokarbureve. Ato janë të përmasave, dizajneve dhe formave të ndryshme.