Bota shpeshherë mund të jetë një vend i frikshëm. Nëse ju po mendoni për udhëtimin tuaj të preferuar, hidhini një sy listës së shteteve të mëposhtme, sepse nëse është njëri prej tyre, aq më mirë për ju. Kjo do të thotë që jeni duke shkuar në një prej vendeve me sigurinë më të lartë në botë.
Një herë në vit, Instituti i Ekonomisë dhe Paqes llogarit Indeksin e Paqes Globale dhe publikon një listë me 163 shtetet me nivelin më të lartë të sigurisë.
Ja se cilat janë ato:
10. Irlanda dhe Japonia renditen të dyja në vendin e 10-të
Republika e Irlandës cilësohet si një prej vendeve me nivelin më të lartë të qëndrueshmërisë politike, ndërsa Japonia për shkak të numrit të ulët të vrasjeve.
9. Zvicra
Zvicra renditet e nënta, për nivelin e lartë të sigurisë politike dhe mungesën e konflikteve të jashtme dhe të brendshme.
8. Kanadaja
Ndryshe nga pjesa jugore e Amerikës, Kanadaja mban vendin e tetë në këtë renditje për nivelin e lartë të qëndrueshmërisë politike dhe disa prej qyteteve më miqësore në planet.
7. Sllovenia
Sllovenia, një prej perlave të Europës Lindore, renditet e shtata, për nivelin shumë të ulët të konflikteve të brendshme dhe numrin e lartë të forcave të rendit.
6. Republika Çeke
Republika Çeke mban vendin e gjashtë. Ajo ka njëkohësisht edhe shpenzimet më të ulëta për sa i përket ushtrisë dhe njëkohësisht edhe nivelin më të ulët të krimit.
5. Danimarka
Përveçse një prej vendeve me nivelin më të lartë të lumturisë në planet, Danimarka është edhe një prej vendeve më të sigurta (sepse ajo është një prej vendeve më të lumtura).
4. Austria
Austria renditet e katërta për zhvillimin e zgjedhjeve paqësore dhe importin e ulët të armëve.
3. Portugalia
Niveli i lartë i lumturisë, i qëndrueshmërisë politike, i nivelit të ulët të krimit dhe bukurive natyrore që ka ky vend, e bëjnë Porugalinë një prej vendeve më të sigurta në Europë.
2. Zelanda e Re
Zelanda e Re mban vendin e dytë për nivelin shumë të ulët të konflikteve të brendshme dhe dhunës.
1. Islanda
Islanda është shteti që e kryeson këtë listë me nivelin më të lartë të sigurisë. Ajo ka gjithashtu edhe numrin më të ulët të vrasjeve, numrin më të ulët të të burgosurve dhe nivelin më të ulët të terrorizmit.