Shtetet me ndikimin më të madh kulturor në botë

07/03/2017 1:27 PM 0 komente
galeria uffizi

Shtetet të cilat kryesojnë listën si ato me ndikimin kulturor më të madh në botë janë edhe sinonimet e shteteve që dallohen për ushqimin e mirë, pijet e famshme në botë apo për modën haute couture. Muzika e këtyre vendeve, kanalet televizive dhe disa prej serialeve të tyre më të njohura janë përthithur edhe nga kultura të vendeve të tjera duke u bërë pjesë e një globalizimi më të gjerë.

Renditja e Shteteve më të Mira të 2017 (Best Countries 2017) në bashkëpunim me kompaninë e marketingut Y&R, kompaninë konsulente BAV dhe Shkollën Wharton e Universitetit të Pensilvanisë kryen një sondazh në të cilin u pyetën 21,000 njerëz nga 80 shtete të botës.

Renditja e mëposhtme bazohet në shtetet me ndikimin më të madh kulturor, p.sh., ato që kanë vendet më të mira për argëtim, kulinarinë, pijet më të pëlqyera, tendencat më të fundit të modës etj.

top_2

top last 3

Ashtu siç mund të shihet, kontinenti i Europës kryeson këtë listë. Italia për traditën e saj në fushën e kulinarisë, artin klasik, arkitekturën dhe tendencat më të fundit të modës, mban vendin e parë. Pas saj vjen Franca, SHBA-ja, Spanja dhe Anglia, që formojnë listën e pesë shteteve të para me ndikimin më të madh kulturor në botë.

Dy prej shteteve më të rëndësishme, Brazili dhe Meksika mbajnë vendin e 10-të dhe të 24-ët në këtë renditje. Japonia dhe Singapori janë shtetet e vetme aziatike brenda 15-shes. Japonia konsiderohet si një ndër industritë më moderne në botë.

Zvicra mban vendin e 7-të, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe renditen në vendin e 16-të.

Shtetet të cilat më parë mund të kenë pasur ndikim më të madh kulturor të tilla si Portugalia apo Rusia, ndodhen në vendin e 27 dhe të 28 secila.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz