Avokatura e shtetit ka hapur procedurën e kërkimit të një studio ligjore që do të asistojë në realizimin e njohjes e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit ndërkombëtar për rastin Sky petrolium me Ministrinë e Energjetikës dhe ekzekutimin e vendimit në SHBA.
Në 07 Maj Gjykata e Arbitrazhit shpalli vendimin e saj sipas Reguullave 1976 UNICITRAL lidhur me cështjen midis Sky Petroleum dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë të Shqipërisë, e përfaqësuar nga Agjensia Kombetare e Burimeve Natyrore.
Mosmarrëveshjet midis palëve nisen nga përfundimi i Kontratës së Ndarjes së Prodhimit, të nënshkruar në 24 Qershor 2010. Gjykata e Arbitrazhit vendosi që (i) AKBN i ka dhënë njoftim të vlefshëm përfundimi kompanisë Sky Petroleum në 22 Korrik 2011, për shkak të dështimit të kompanisë për të dorëzuar një garanci bankare të rregullt dhe (ii) Kontrata u përfundua në mënyrë të rregullt në 17 Nëntor 2011.
Gjykata e Arbitrazhit urdhëroi kompaninë Sky Petroleum që të rimbursojë shpenzimet e AKBN për tarifat dhe shpenzimet totale lidhur me këtë cështje në shumën 382,774 euro.
Theksohet se Sky Petroleum kishte kërkuar 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga AKBN, për përfundimin e njeanshëm të kontratës. Me këtë vendim, ju hapë edhe zyrtarisht rruga qeverisë që të fillojë përsëri procedurat e dhënies me koncesion të Blloqeve të naftës 4, 5 dhe zonës së Dumresë. Këto zona naftëmbajtëse ishin në administrim në Sky Petroleum por tashmë janë të lira dhe mund t’i jepen me koncesion cdo kompanie të interesuar, nëpërmjet procedurave të konkurimit sipas ligjeve në fuqi.
Në rastin e fitimit të çështjes në arbitrazh buxhetit të shtetit ju shpëtuan praktikisht plot 1 miliardë dollarë buxhetit të shtetit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.