Pasuritë kulturore të Shqipërisë kanë nisur të çmohen gjithnjë e më shumë nga të huajt, teksa shihet se numri i vizitorëve në qendrat kulturore muze dhe kala është rritur me 40% vitin e kaluar, sipas të dhënave të INSTAT.
Nga të dhënat mbi trashëgiminë kulturore, numri i vizitorëve në parqet arkeologjike, muze dhe kala është rritur respektivisht me 10,0% më 2014, 17,0% më 2015 dhe 40,0% më 2016.
Të pasionuarit pas trashëgimisë kulturore, që përbënin një pjesë të madhe të ofertës turistike në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikë, për shkak të destabilizimit që ka e përfshirë këto rajone janë në kërkim të destinacioneve të reja. Vitin e fundit numri i turistëve në Shqipëri është shtuar shumë edhe për shkak të pasurisë që shfaqi Turqia vitin e kaluar.
Në themel të tureve, agjencitë turistike kanë vënë atraksionet e natyrës dhe monumentet e kulturës, kalatë, Amfiteatrin e Durrësit, Butrintin etj. që këtë vit kanë qenë më të populluara se kurrë.
Agjencitë turistike shprehen se Shqipëria mbetet një destinacion i pazbuluar i turistëve europianë në aspektin kulturor.
Rrallë gjen një vend tjetër në Europë që ofron qytetërim të shekujve VII-VIII para erës tonë me çmime kaq të lira. Në këtë drejtim unik mbetet Butrinti, i cili është një qytet me arkitekturën e para erës sonë, që vjen deri në ditët e sotme pas asnjë ndërhyrje.
Apolonia dhe Amfiteatri Durrësit janë po aq me histori se objektet e Romës së lashtë.
Por ashtu si edhe shumë sektorë, edhe trashëgimia kulturore e vendit nuk është mirëmenaxhuar, është dëmtuar nga ndërtimet pa leje dhe nuk është zhvilluar dhe marketuar për t’iu ofruar turistëve vlerat e vërteta që ato i mbartin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.