Duke parë që me qindra taksa pagues nuk kanë plotësuar deklaratën e tyre të së ardhurave ende, ministri i financave greke ka shtyrë afatin, nga e enjtja e kësaj jave, në 15 korrik. Shtyrja vlen për individët dhe për korporatat.
Duke marrë në konsideratë të dhënat nga Sekretariati i Përgjithshëm i të ardhurave Publike, vetëm 4.3 deklarata janë dorëzuar në sistemin online Taxisnet, duke nënkuptuar kështu që 1.8 mln të tjerë mbeten ende në proces për tu dorëzuar.
Ekspertët shkruajnë se shtyrja është bërë nga kreu i financave greke, në mënyrë të tillë që të arrihen projeksionet e vendosura më parë.