Shtyhet me tre muaj afati për ofertuesit e para-kualifikuar për dorëzimin e ofertave dhe zgjedhjes së investitorit për fazën e parë të Termocentralit ‘Kosova e Re’.
Kështu Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) i Termocentralit “Kosova e Re”, i udhëhequr nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, përmes këshilltarëve të transaksionit ka njoftuar ofertuesit e para-kualifikuar.
Ky vendim thuhet se është marrë pas kërkesës së investitorëve të para-kualifikuar.
Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) i Termocentralit “Kosova e Re” do të informojë me kohë publikun për hapat tjerë që pritet të merren gjatë kësaj periudhe dhe caktimin e datave respektive.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.