Edhe pse nuk ka ende një datë të saktë për fillimin e punëve në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, RTK ëson se kjo punë është çështje ditësh. Sipas burimeve të këtij mediumi, është çështje ditësh nënshkrimi i kontratës me kompaninë fituese “Bechtel-Enka”.
Ekspertë të ekonomisë presin që qeveria të jetë më transparente gjatë ndërtimit të autostradës së dytë në vend. Ndërsa, nuk kanë qenë të gatshëm të flasin zyrtarët e Ministrisë së infrastrukturës.
Se punimet pritet të fillojnë shumë shpejt, këtë po e konfirmon edhe kryeministri Hashim Thaçi gjatë vizitave të tij të shpeshta nëpër kompani kosovare.
Burime të RTK-së brenda Ministrisë së Infrastrukturës bëjnë me dije se vetëm disa ditë pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë fituese do të fillojnë punët. Këta zyrtarë thonë se me rastin e nënshkrimit të kontratës ajo do të bëhet publike.
Eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, nuk i ka të qartë vonesat në ndërtimin e autostradës për Shkup.
“Pa marr parasysh se është kosto e rëndë, Kosovës i është dashur kjo autostradë”, theksoi Rexhepi.
Autostrada Prishtinë-Han i Elezit është e dyta që bëhet në vitet e fundit në Kosovë. Autostrada e parë ka kushtuar mbi 800 milionë euro, ndërsa kjo që pritet të fillojë tani ka një kosto prej 600 milionë eurosh.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.