Një parfumeri në Emiratet e Bashkuara Arabe pretendon se ka krijuar një prej parfumeve më të shtrenjtë në botë. I quajtur Shamukh, që në arabisht do të thotë “ju meritoni sublimen” dhe me një çmim prej 1,295,000 për tre litra, sipas krijuesve të tij, ky parfum është produkt i një pune kërkimore trevjeçare dhe i më shumë se 494 testeve të ndryshme.
Ai prezantohet me shishen e mirënjohur italiane të brandit Murano, dhe vjen i stolisur me tredafila, një fajkua floriri, kuaj arabë, një glob dhe përmban rreth 3,571 diamante, 38,55 karat në total, perla gjigande, rreth 2 kile ar 18 karatësh dhe me më shumë se pesë kile argjend të pastër.
Krijuesit e The Spirit of Dubai, pjesë e brandit të fragrancave të parfumeve shumë të shtrenjta Nabeel, thonë se kafshët në shishen e pafrumit dhe përbërësit e tij të marrë në pjesë të ndryshme të botës, tregojnë historinë e Dubait.
Ky parfum përmban vaj esencial nxjerë nga druri sandal, myshk, vaj esencial të nxjerrë nga lulja e Ylang-ylang, esencën e disa trëndafilave rozë, fragrancat e një vaji të veçantë indian dhe një bimë të ngjashme me atë qe ne e njohim si mente (patchouli). Shishja e këtij parfumi i ka thyer tashmë dy rekorde të Guinness World Records: e para është se kjo shishe pafumi është e dekoruar me numrin më të lartë të dimanteve në botë dhe e dyta është që ajo është shishja më e lartë për një parfum dhe që kontrollohet me telekomandë nga distanca. Certifikatat për të dyja këto rekorde u treguan në CNN, në momentin e prezantimin të tij.
Themeluesi dhe Presidenti i Grupit Nabeel Perfumes, Z. Asghar Adam Ali, ka pozuar pranë shishes së parfumit “Shumukh”. Detajet e blerësit të shishes së parfumit nuk janë zbuluar ende. Ky parfum ka qenë i ekspozuar në panairin e Dubait.
Shamukh është një prej parfumeve më të reja që i bashkohet tregut të disa prej parfumeve më të shtrenjta në botë. Sipas Guinness World Records, parfumi më i shtrenjtë i disponueshëm në treg është Clive Christian No.1 Imperial Majesty, i cili u lançua në vitin 2005, në një seri prej 10 shishesh 500 mililitrash, secila me një vlerë prej 205,000 dollarësh (çmimi përfshin edhe shpërndarjen përmes Bentley).
Përveç këtyre ka edhe krijime të tjera të shtrenjta dhe unike të fragrancave të parfumeve. Në vitin 2011, DKNY lançoi shishen e parfumit Golden Delicious Million Dollar prej ari të verdhë dhe të bardhë dhe të dekoruar me 2,700 diamantë dhe me rreth 183 gurë zafirë të verdhë.
Kjo shishe nuk u hodh kurrë në treg por ajo u lançua në një ankand privat dhe të gjitha paratë që u përfituan u përdorën për qëllime bamirësie. Edhe sot e kësaj dite, kompania DKNY nuk e ka bërë publike çmimin që ai parfum u shit.
Në 2018, CNN prezantoi gjithashtu edhe Le Monde sur Mesure të kompanisë franceze Morreale Paris, shishen e parfumit që përmban rreth dy kile ar dhe me rreth 1,000 diamante dhe me një aromë unike. Kompania Morreale Paris tha për CNN se shishja prej pesë litrash u shit kundrejt vlerës prej 1.8 milion dollarësh.
Edhe pse çmimi i Le Monde sur Mesure është tregtuar me një vlerë më të lartë se Shamukh, çmimi i këtij të fundit për mililitër është më i shtrenjtë (431.70 dollarë amerikanë kundrejt 360 dollarëve amerikanë).
Por pretendimi i Shamukut se ka hedhur në treg shishen më të shtrenjtë të parfumit për mililitër mendohet se nuk do të zgjasë dhe shumë, sepse menjëherë pas hedhjes së tij në treg, kompania Morreale Paris tha për CNN se ajo ishte aktualisht duke punuar mbi krijimin e një shishe parfumi prej 10 litrash, e cila do të ishte e dekoruar me ar, diamantë, rubi dhe se vlera e saj do të ishte 18 milionë dollarë, duke e tejkaluar edhe vlerën e Shamukut për mililitër, sepse do të ishte rreth 1,800 dollarë për mililitër në krahasim me atë të Shamukut prej 431.70 dollarësh amerikanë.
Burimi: International News