Si do të jenë smartphone-t në vitin 2018?

14/11/2017 4:02 PM 0 komente

Çfarë duhet të presim nga bota e telefonisë në vitin 2018? Kompanitë e mëdha hi-tech janë duke punuar për smartphone-t që do të dalin vitin e ardhshëm. 2018 mund të jetë një vit tranzicioni drejt një ndryshimi të madh: smartphone-t e përthyeshëm.

Sipas zërave, kompanitë po punojnë për optimizimin e hapësirave. Qarkullojnë informacione se Apple po punon për të nxjerrë një iPhone të ri me ekran 6,5 inç dhe dizajn ekstrem. Po ashtu, edhe kompani të tjera po eksperimentojnë zgjidhje të ngjashme. Ekranet më të mëdhenj nxjerrin në pah nevojën për një autonomi më të madhe: vitin e ardhshëm smartphone-t do të kenë bateri të paktën 4000 mAh.

Edhe karikimi wireless do të jetë një karakteristikë standarde për të gjithë smartphone-t e top gamës.
Së fundi, pas Apple dhe Huawei, edhe kompani të tjera janë gati të integrojnë një procesor me Inteligjencë Artificiale në brendësi të smartphone.

Të gjithë smartphone-t me ekran 18:9

Në vitin 2017 kemi parë ekran 18:9 vetëm te modelet më të kushtueshme, por vitin tjetër, pjesa më e madhe e kompanive do t’i përdorin këto ekrane për të gjithë pajisjet e tyre. Edhe në smartphone-t që janë për konsumatorët e fashës së mesme.

Bateri më të fuqishme

Smartphone më të mëdhenj, ekrane më të gjatë, bateri më të fuqishme. Këto do të jenë karakteristikat e përbashkëta për të gjithë smartphone-t që do të dalin në treg në vitin 2018. Bateritë në smartphone-t e vitit të ardhshëm do të jenë të paktën 4000 mAh, siç e kemi parë tashmë tek Huawei Mate 10 Pro.

Sensorë për gjurmët dixhitale poshtë ekranit

Prania e një sensori biometrik poshtë ekranit u njoftua tek iPhone X, por në fund, Apple implementoi Face ID. Nuk përjashtohet mundësia që në vitin 2018 të shohim një smartphone me këtë zgjidhje. Thashethemet e fundit flasin për praninë e lexuesit të gjurmëve dixhitale nën ekranin e Samsung Galaxy 9.

Rikarikimi wireless

Rikarikimin wireless e kemi parë tek modelet e top-gamës që kanë dalë muajt e fundit, por karikimi wireless do të bëhet një karakteristikë standarde për të gjithë pajisjet në vitin 2018. Çfarë do të ndryshojë për kompanitë? Duhet të përdorin materiale të reja për të prodhuar xhamin e smartphone-t.

Procesor kushtuar Inteligjencës Artificiale

Azhurnimi i Android Oreo 8.1 ka sjellë smartphone të rinj dedikuar ekskluzivisht Inteligjencës Artificiale. Kjo të bën të hamendësosh për praninë e një bashkë-procerori kushtuar Inteligjencës Artificiale te procesori i fundit Qualcomm Snapdragon 845. Një bashkëproceror të ngjashëm Neural Processin Unit e kemi parë tek iPhone 8, iPhone X dhe Mate 10 Pro.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz