Ka pak gjasa të ndodhë ‘maksi-asteroidi’, kërcënimet kryesore vijnë nga vetë njerëzimi
Shkencëtarët thonë se: Asteroidët që përplasen në tokë janë një kërcënim real, por në realitet ka shumë pak gjasa që të mund të bëjmë dicka për të parandaluar një ngjarje të tillë. Në fakt ajo për të cilën ne nuk jemi të vetëdijshëm janë rreziqet që rrjedhin nga teknologjia. Sot, në fakt në përdorim sistemet e ndërlidhura për çdo gjë dhe kjo e bën shoqërinë tonë më të rrezikuar në rast se sisteme të tilla funksionojë keq ose sabotohen për qëllime terroriste.
Këto janë nëntë skenarët e mundshëm për fundin e botës sipas dijetarëtve:
1 – teknologjia inteligjente: një rrjet kompjuterik mund të zhvillojë një mendje të vetën dhe të përdorë në këtë mënyrë burime për qëllimet e veta në kurriz të nevojave të njerëzimit
2 – sulmet informatike: bota moderne është e bazuar dhe menaxhohet nëpërmjet një sistemi të interkonjeksioneve dhe në qoftë se kjo rrezikon kolapsin për shkak të një sulmi terrorist, do të conte në një paralizë totale.
3 – bio-terrorizmi: Nëse një supervirus apo një bakter për të cilin nuk është gjendur’antidoti del jashtë kontrollit laboratorik ose lihet në gjendje të lirë me kast nga terroristët, do të shkaktonte vdekjen e miliona njerëzve.
4 – sabotim i furnizimit me ushqim: sot nuk mbahen më rezerva ushqimore dhe nëse do të kishte probleme në rrjetet që kontrollojnë shpërndarjen e ushqimit, do të shpërthenin ‘trazira’ të pa-precedenta brenda 48 orëve.
5 – kushtet klimatierike: toka po vazhdon të ngrohet dhe ekspertët kanë frikë se së shpejti ajo do të arrijë në një pike pa kthim, me pasoja lehtësisht të imagjinueshme dhe katastrofike .
6 – pandemia: udhëtimet ajrore gjithnjë e më të shpeshta rrezikojnë të shkaktojnë përhapjen e shpejtë të virusëve të rinj vrasës, të cilët mund të sjellin vdekjen e miliona njerëzve përpara se të zbulohet vaksina parandaluese.
7 – lufta: rritja e popullsisë ka rrezikuar burimet e ushqimit dhe ujit, kështu që në dekadat e ardhshme kombet do të shkojnë në luftë për ti mbrojtur apo për ti pushtuar këto burime.
8 – apokalipsi bërthamor: vendet që disponojnë bombën atomike nëse arrinë të shpërthejnë një të tillë, situata mund të rezultojë në miliona viktima. Një rrezik tjetër është fakti se këto mbushje bërthamore mund të bien në duart e terroristëve.
9 – ndikimi i një asteroidi: një asteroid gjigant konsiderohet përgjegjës për zhdukjen e dinosaurëve në Tokë dhe madje edhe raca njerëzore mund të pësojë të njëjtin fund.