Business Insider ka publikuar një artikull interesant në lidhje me aktivitetet që kryejnë në kohën e lirë menaxherët dhe sipërmarrësit e suksesshëm.
Richard Branson
Edhe pse është fotografuar duke bërë çdo lloj sporti, themeluesi i Virgin Group ka një më të preferuar dhe ai është shahu.
Jack Dorsey
I njohur për rutinën e tij, veçanërisht energjike, themeluesi i Twitter dhe Square, ka pasion ecjen në mal.
Bill Gates
Themeluesi i Microsoft është një lojtar i pasionuar pas brixhit. Ishte Warren Buffet ai që e prezantoi me këjë lojë, që tashmë është një hobi.
Warren Buffett
Jo vetëm që luan brixh, por pëlqen që t’i bjerë ukulele-s.
Marc Benioff
Themeluesi i Salesforce.com i dedikohet meditimit. Ajo që nisi si një praktikë për të reduktuar stresin tashmë është transformuar në një pasion.
Elon Musk
Themeluesi i Tesla dhe Space X është një koleksionist i ‘sëmurë’ i sagës së James Bond. Në vitin 2013 shpenzoi një milion dollarë për të blerë Lotus Esprit të 007.