Fifa, organizmi qeverisës i futbollit, po hetohet nga SHBA-ja dhe autoritetet zvicerane për korrupsion. Katërmbëdhjetë persona, përfshirë zyrtarë të lartë, janë akuzuar se kanë marrë përqindje dhe ryshfete vlerësuar në më shumë se 150 milionë dollarë (97 milionë paund) gjatë një periudhe 24-vjeçare.
Si gjeneron para organizata me bazë në Zyrih dhe për cfarë i shpenzon ato?
Pala e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në hetimet binjake po heton për korrupsion në mesin e anëtarëve të Concacaf dhe Conmebol, konfederatave që përfaqësojnë organizatat kombëtare nëpër Amerikë dhe Karaibe.
Gjatë periudhës katërvjeçare të Kupës së fundit të Botës, çdo shoqatë kombëtare ka marrë të paktën 2 milionë dollarë (1.3 milionë paund) nga FIFA dhe federatat kontinentale kanë siguruar 17.5 milionë dollarë (11.4 milionë paund). Pra, totali i pranuar nga të gjitha organizatat në kontinentin amerikan në mes të viteve 2011 dhe 2014 ishte rreth 137 milionë dollarë.
Ndërkohë, qendrat hetimore zvicerane në procesin e tenderimit për Kupat e Botës 2018 dhe 2022, do të mbahen në Rusi dhe Katar respektivisht.
Çdo paqartësi rreth Kupës së Botës është një shqetësim i madh për organizatën. Raportet financiare të vetë FIFA-s japin një indikacion të qartë se sa e varur është organizata nga të ardhurat që gjeneron cdo turne.
Të bësh para nga Kupa e Botës
Kupa e Botës është eventi më fitimprurës sportiv në botë, që ia kalon edhe Olimpiadës. 2014 raundet kualifikuese dhe turneu përfundimtar gjeneruan 4.8 miliard dollarë (3.1 miliard paund) në katër vjet, pas marrjes në konsideratë të kostove, FIFA vlerësoi një fitim prej më shumë se 2 miliard dollarësh.
Fitimi nga Kupa e Botës 2014
4.8 miliard dollarë të ardhura për Kupën e Botës 2014 mund të ndahen në pesë seksione kryesore:
Transmetimi:
- Vlera e të drejtave televizive 2.4 miliard dollarë
- 214 vende kanë ndjekur finalet
Sponsorizime:
- Vlera e të drejtave të marketingut 1.6 miliard dollarë
- 6 sponsor kryesorë i paguan Fifa-s secili rreth 30 milionë dollarë në vit
Biletat:
- Vlerë prej 527 milionë dollarë
- 3,141,908 bileta të shitura
Mikpritja
- Vlerë prej 184 milionë dollarë
- 373,000 të ftuar
Brandimi:
- Vlera të së drejtës së licencimit 107 milionë dollarë
- 77 milionë produkte të licencuara zyrtarisht
Sa para mban FIFA?
FIFA e ri-investon shumicën e të ardhurave të saj, por ajo mban një pjesë të cdo fitimi për të krijuar një rezervë kesh-i. FIFA thotë se rezerva është e rëndësishme pasi është jashtëzakonisht e vështirë të gjesh sigurinë për të mbuluar anulimet potenciale të minutës së fundit të Kupës së Botës.
Vlera e kësaj rezerve është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit nga 350 milion dollarë (228.6 milionë paund) në vitin 2005 në më shumë se 1.5 miliard dollarë (1 miliard paund) në vitin 2014.
Akuza e SHBA pretendon për një korupsion mbi 150 milionë dollarë (97 milionë paund ) gjatë një periudhe prej mbi 20 vjet. Kjo shifër aktualisht barazohet me rreth 10% të parave që FIFA ka në dorë për rastet e emergjencës.