Kambana të shumta alarmi kanë rënë së fundmi në lidhje me faktin se Inteligjenca Artificiale do të zëvendësojë forcën punëtore. Por përpara se kjo të ndodhë, duhet që edhe menaxherët e niveleve të ndryshme të mësohen dhe të ndihen sa më komodë me teknologjinë e fundit. Edhe pse mbase jo në një kohë shumë të afërt, por do të vijë një moment kur Inteligjenca Artificiale do të zëvendësojë një pjesë të mirë të forcës punëtore, fillimisht ata sektorë që kanë të bëjnë me punë fizike dhe mbi të gjitha do ta bëjë këtë në një kohë më të shkurtër, më mirë dhe me kosto më të ulët.
Sipas një sondazhi të kryer së fundmi, ku janë intervistuar 1,1770 menaxherë, nga 14 shtete të ndryshme, 37 prej menaxherëve u ishin prezantuar transformimet dixhitale që do të ndodhnin në kompaninë e tyre dhe duke përdorur të dhënat e po së njëjtës anketë, u identifikuan 5 ndryshimet që duhet të bëjë çdo menaxher për t’u përmirësuar në maksimum dhe “për të mbajtur larg sa të munden robotët”.
1: Besojuni ekspertëve të Inteligjencës Artificiale
Sipas studimit të mësipërm, menaxherët e të gjitha niveleve shpenzojnë shumë prej kohës së tyre duke u marrë me detyra të tilla si koordinime dhe kontrolle të ndryshme në administratën në të cilën ata punojnë.
Sipas përfundimeve të sondazhit të publikuar në “The Associated Press” rreth 86% e 4,400 menaxherëve të intervistuar ranë dakord për asistencën dhe mbështetjen e Inteligjencës Artificiale në detyra të tilla si kontrollimi dhe raportimi.
2: Përqendrohuni në analizën e çështjeve
Në këtë pikë, Inteligjencës Artificiale do t’i duhet edhe shumë kohë përpara se të jetë në gjendje të merret edhe me çështje të tilla si analiza e projekteve të ndryshme. Menaxherët vënë në përdorim njohuritë e akumuluara ndër vite në organizimin, reflektimin dhe analizën e çështjeve të ndryshme. Dhe ky është edhe thelbi i aftësisë që kanë njerëzit për të gjykuar, për të arsyetuar– vënia në përdorim e njohurive, eksperiencës dhe ekspertizës në lidhje me vendime të rëndësishme biznesi.
3: Trajtojini makinat inteligjente si “kolegët tuaj”
Menaxherët të cilët i kanë pranuar makinat inteligjente si “kolegët e tyre” janë shprehur se nuk ka asnjë arsye se përse njerëzit duhet të tregohen racistë ndaj tyre, sepse në fund të fundit ata janë thjesht makineri, edhe pse inteligjente, madje shumë inteligjente. Ndërsa aftësia që kanë njerëzit për të gjykuar dhe për të arsyetuar nuk mund të automatizohet ndonjëherë, makineritë inteligjente mund të jenë “kolegë” bashkudhëtarë shumë efikas, sepse ata mund të ndihmojnë në punët kërkimore, organizuese etj. 78 për qind e menaxherëve të intervistuar u shprehën se në të ardhmen do t’i besojnë plotësisht mbështetjes së dhënë nga makinat inteligjente.
4: Menaxherët – dizenjues
Menaxherët – dizenjues sjellin së bashku me idetë e tyre edhe mënyra të ndryshme kreative të realizimit dhe vënies së tyre në praktikë. Në këtë mënyrë, ata sjellin të menduarit kreativ në procesin e punës së ekipit të tyre.
5: Socializimi dhe bashkëpunimi
Pjesa më e madhe e menaxherëve që ishin pjesë e këtij sondazhi u përqendruan në rëndësinë e aftësisë së të menduarit dhe padashur lanë në hije anën tjetër njerëzore siç është socializimi dhe bashkëpunimi, të cilat janë pikërisht këto që do të bëjnë diferencën e madhe ndërmjet kolegëve të Inteligjencës Artificiale dhe atyre të Inteligjencës Njerëzve.
Në një të ardhme qoftë të afërt apo jo, puna e Inteligjencës Artificiale do t’i japë provat që do të jetë më pak e kushtueshme, më efikase dhe më subjektive se ajo e qenieve njerëzore. Por një skenar i tillë nuk duhet të shkaktojë shqetësime te njerëzit, sepse kjo do të jetë një ndihmesë e madhe edhe për vetë ata dhe do t’u krijojë atyre luksin e madh që të përqendrohen në çështje më të rëndësishme dhe, mbi të gjitha, në ato çështje që vetëm Inteligjenca Njerëzore mund të merret.