Si mund t’i mbijetojnë prodhuesit e makinave vdekjes së mjeteve me djegie

12/08/2017 8:04 AM 0 komente
Makina elektrike 1  - 792

Mbretëria e Bashkuar, ashtu si Franca, premtuan se do të ndalojnë shitjen e automjeteve me naftë dhe benzinë deri në vitin 2040, me synim rritjen e cilësisë së ajrit dhe uljen e çlirimit të gazrave, si pasojë e ngrohjes së planetit.
Kur dy industritë më të mëdha të Europës vendosën “shfuqizimin” e teknologjisë, e cila ka mbështetur industrinë e makinave për më gjatë se një shekull, vjen natyrshëm që investitorët t’i frikësohen këtij pozicioni sfidues ekzistencial për industrinë.

Por, edhe pse kalimi nga automjetet me djegie motorike të brendshme me karburant në automjete me motor elektrik, do të sjellë në terma afatshkurtër pak “dhimbje financiare” për prodhuesit e makinave (dhe disa prej suppliers-ave të tyre), në terma afatgjatë ai mund të jetë i favorshëm për përfitime. Dhe prodhuesit e Europës janë më të fortë sesa mund të mendojmë.

 

monitor 792.indd

 

Sot, automjetet tërësisht elektrike shënojnë më pak se 1% të shitjeve të makinave të reja në Bashkimin Europian. Për të pasur këtë shifër pothuajse 100% brenda dy dekadave, sigurisht do të duhen miliarda euro investime (sidomos në vendosjen e kullave të karikimit të mjeteve). Drita jeshile është ndezur për makinat elektrike. Shifrat e publikuara javën e kaluar, treguan se shpenzimet e kërkimit dhe zhvillimit të Daimler AG u rritën në 19% në gjysmën e parë të 2017-s krahasuar me ato të një viti më parë.

Makina elektrike 792

Ligjvënësit e kanë vënë industrinë në një dilemë sepse po shtyjnë investimet, në mënyrë që t’i bëjnë motorët e veturave ekzistuese me djegie, më efikas.

Megjithatë kjo teknologji mund të bëhet e vjetër shumë shpejt, – veçanërisht nëse prodhuesit e makinave humbin një betejë të marrëdhënieve publike për të shpëtuar reputacionin e naftës. Rreziku që, një ditë atyre do t’ju duhet të ulin vlerën e motorit me djegie nuk është i papërfillshëm, – siç e shpjegova këtu.

Një ndryshim në kurbën e grafikut mund të shihet rreth vitit 2025, atëherë kur Bloomberg New Energy Finance, mendon se automjetet elektrike do të fillojnë të kenë çmime konkurruese me ato të makinave me djegie motorike me karburant (pa subvencione). Me qëllim uljen e kostove operacionale, shitjet e automjeteve elektrike duhet të nisin të rriten me shpejtësi. Kjo gjë mund të fillojë të ketë ndikim në vlerën e shitjes së mjeteve me naftë dhe benzinë, më përpara sesa qeveria të ndalojë me ligj çdo shitje të këtyre makinave.

Analistët e Berenberg thonë se një rënie prej 20% e “vlerës së mbetur të mjeteve me djegie motorike me karburant është e pritshme”, gjë që mund të kërcënojë biznesin e mbetur të prodhuesve të makinave, aktualisht një burim i mirë i të ardhurave. Daimler financon vetë gjysmën e shitjeve të makinave të saj dhe departamenti i saj i financës gjeneroi një 19 përqindësh mbresëlënës të kthyeshmërisë nga kapitali në tremujorin e fundit.

 

monitor 792.indd

 

Ku është drita në fund të tunelit për të cilën po flisnim? Së pari, prodhuesit e makinave nuk janë aq të dobët sa çmimet e tyre të aksioneve mund t’ju kenë lënë të besoni. Kërkesa në rritje e ndihmoi Daimler të gjenerojë një fluks të rrjedhjes së parasë suplementar prej 3 miliardë eurosh në 6-mujorin e parë të vitit, ndërsa rivali PSA Group Ltd. u mburr me më shumë se 13 miliardë euro cash dhe ekuivalentë në fund të qershorit. Ai arriti një marzh operativ prej 7.3%, një sukses mjaft i jashtëzakonshëm për një prodhues të tregut për masat.

këta janë mbrojtës shumë të mirë, duke pasur parasysh shpenzimet e mëdha që do të duhen në vitet e ardhshme.
Me të kaluar pengesën e investimit fillestar, automjetet elektrike duhet të fillojnë të kushtojnë më pak për t’u prodhuar sesa automjetet me motor me djegie: kostot e baterisë po ulen shpejt, ka shumë më pak përmbajtje mekanike për një makinë elektrike dhe ndoshta do të nevojiten më pak punëtorë për ta bërë atë.
Analisti i Exane BNP Paribas, Stuart Pearson, thotë se makinat elektrike mund të arrijnë një kthim të shitjeve operacionale prej me shumë se 10% jo më vonë se 2025 – më mirë se rentabiliteti i një makine tipike me motor me djegie me karburant.

Pra, kemi arsye të besojmë se prodhuesit e makinave kanë mundësi t’i mbijetojnë vdekjes së automjeteve me karburante. Po me punëtorët, çfarë do të ndodhë? Megjithëse, të martën, qeveria angleze u lehtësua kur BMW AG premtoi prodhimin e një Mini në version elektrik në Oksford, pjesët elektrike të së cilës do të përgatiten në Gjermani. Ndalimi i shitjes së automjeteve me naftë apo benzinë është diçka, ndërsa sigurimi i vendeve të punës të krijuara nga revolucioni i industrisë së automjeteve elektrike për Britaninë, është tërësisht diçka tjetër.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz