Duke dhënë fidbek për t’ju ndihmuar të ‘lundroni’ në politikën e organizatës suaj, sponsori mund të bëjë dicka më shumë për karrierën tuaj të lidershipit nga sa ju mund të mendoni.
Ekspertët ju tërheqin vëmendjen të mos e ngatërroni atë gjithsesi me mentorin.
Dallimi mes sponsorit dhe mentorit është: ‘Mentorët veprojnë si një ‘shpatull për të qarë hallin’, duke ofruar këshilla sipas nevojës dhe mbështetje dhe udhëzime sipas kërkesës; ata presin shumë pak në kthim. Në të kundërt, sponsorët janë shumë më të dhënë ndaj mbrojtësve të tyre, duke ofruar udhëzime dhe fidbek kritike sepse ata kanë besim tek personat që marrin përsipër. ‘
Kush ka nevojë për një sponsor?
Kushdo që tregon potencial për lidership ‘, thonë ekspertët. Kjo do të thotë se ata duhet të kenë treguar se ata i posedojnë disa cilësi lidershiip për të filluar dhe potencialin për tu rritur dhe mësuar. Ata duhet te tregojne se ja vlejnë ti zhvillosh dhe punosh.
Për të qenë një udhëheqës i mirë, ju duhet të dashuroni të punoni me njerëz dhe ti ndihmoni të tjerët të jen të suksesshëm.’
Kjo vlen për të dy si sponsorin ashtu dhe të ‘sponsorizuarin’.
Si mund t’ju ndihmonjë një sponsor?
Ekspertët përshkruajnë disa përfitime që ofrojnë sponsorët. Ata mund t’ju ndihmojnë për të …
- Rritur besimin. Duke pasur dikë në krah që ju ndihmon të drejtoni organizatn ka të ngjarë të nxisë tek ju sigurinë në qasjet me të tjerët.
- Modeluar sjellje të mirë. Sponsori juaj ka pozicionin e tij për një arsye; duke vëzhguar mënyrën se si ata ndërveprojnë me të tjerët mund të sëhrbejë si një model për sjelljen tuaj.
- Kuptuar perspektiva të ndryshme. Duke pasur dikë që ju sfidon dhe që jep fidbek mund t’ju ndihmojë të zgjeroni mendësinë tuaj.
- Rritur rrjetin tuaj. Sponsorët ka të gjarë të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve përmes biznesit dhe jashtë tij aty ku është e mundur.
- Të rrisini profilin tuaj në organizatë.Kjo mund të cojq në rritje të shanseve përfshirë promovimin në role drejtuese.
Për të gjitha përfitimet e tij, i sponsorizuari duhet të jetë i vetëdijshëm se mund të ketë disi rezistencë nga bashkë-punëtorët.
Kjo është pikërisht aty ku aftësitë e mira të njerëzve gjasojnë të jenë të dobishme: Ju duhet të komunikoni mirë me këta njerëz dhe të ndërtoni edhe me ata marrëdhënie. Sponsori mund të asistojë këtu përmes trajnimit të sjelljes dhe mbështetjes së përgjithshme.
Përgjegjësitë e sponsorit duhet të merren seriozisht teksa roli i tyre real është të udhëzojë të ‘sponsorizuarin’ drejt rrugës së tij të suksesit.
Është kusht që sponsorët duhet ta realizojnë; ata nuk mund t’ju braktisin.’