Si ndikon e-mail marketingu në forcimin e brandit tuaj

01/03/2018 1:30 PM 0 komente

Edhe pse të dërguarit e letrave me shkrim dore nuk do të dalin kurrë nga moda, e-maili po e zotëron fuqishëm konceptin e të dërguarit të mesazheve si personale ashtu edhe profesionale sepse është një prej formave më të shpejta dhe më efikase të komunikimit.

Sipas disa të dhënave të fundit të botuara në Forbes, numri i e-maileve që dërgohen dhe që merren në një ditë e tejkalon shifrën 269 miliardë, shifër kjo e konsiderueshme për të nxjerrë akoma më shumë në pah rëndësinë e tyre.

Me zgjedhjen e duhur të kanaleve të komunikimit, brandi jo vetëm që tërheq vëmendjen e duhur të audiencës që ai synon por edhe rrit mundësinë për ta kthyer një pjesë të mirë të kësaj audience në klientë të mundshëm të produktit që ju ofroni.

Ja se si e-mail marketingu ndikon në:

  • Përmirësimin e njohjes së brandit tuaj
  • Rritjen e numrit të klientëve
  • Rëndësinë e brandit tuaj ndaj konkurrentëve
  • Forcimin e besimit

1. Përmirësimi i njohjes së brandit tuaj
Njohja e brandit lidhet me faktin kur publiku është i aftë që të njohë brandin tuaj nëpërmjet elementëve të tij më të rëndësishëm. Prandaj kur ju vendosni t’i dërgoni e-mail marketing një targeti të caktur të audiencës tuaj, mos harroni që të përfshini në të edhe disa prej elementëve kryesorë të brandit tuaj, si logon, ngjyrat e saj kryesore, të cilat këshillohen gjithashtu që të jenë të pranishme edhe në fushatat e tjera të e-mail marketingut, duke e bërë brandin tuaj më lehtësisht të dallueshëm tek publiku.

2. Rritja e numrit të klientëve
Mbajtja e numrit të klientëve aktualë mbështetet në strategji të cilat e ndihmojnë kompaninë që t’i mbajë  ata për një kohë sa më të gjatë, sepse asnjë kompani nuk dëshiron që klientët e saj të qëndrojnë për një kohë shumë të shkurtër. Idealja do të ishte që çdo kompani të kishte klientët e saj besnikë dhe të përhershëm, dhe nëse një gjë e tillë do të ndodhte atëherë besimi që do të krijohej ndaj një brandi do të ishte shumë i madh, gjë kjo e cila do të ndikonte edhe në shtimin e klientëve të rinj.

3. Rëndësia e brandit ndaj konkurrentëve
Një e-mail marketing duhet të përmbajë arritjet tuaja më të rëndësishme dhe sesa mirë ju e njihni industrinë në të cilën ju operoni. Përdorimi i slloganeve të duhura, i një informacioni sa më të saktë dhe mbi të gjitha me një përmbajtje që i drejtohet audiencës që ju synoni, janë të gjithë element që do të ndikojnë në përmirësimin e brandit tuaj dhe në dallimin e tij nga konkurrenca.

4. Forcimi i besimit
Kur ju keni besim në një kompani të caktuar, atëherë edhe vendimi që ju mund të merrni për t’u bërë pjesë e saj do të merret me lehtësisht. Në mënyrë të tillë që ju të krijoni besim tek klientët ju duhet të investoni në disa elementë të rëndësishëm të komunikimit, ku një prej tyre është edhe e-mail marketingu.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz