Paga minimale, në shkallë vendi që prej datës 01.07.2013, e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj bëhet 22,000 Lek, nga 21,000 lekë që ishte më parë.
Paga minimale e sigurueshme për të vetëpunësuarit bëhet 19,026 Leke nga 18,295, duke filluar nga 1 gushti. (Ekspertët e kompanisë konsulente fiskale, UHY Elite, sqarojnë se paga minimale 19,026 Lek është e vlefshme për të vetëpunësuarit si persona fizik, ndërsa për të gjithë të punësuarit e tjerë dhe personat juridik, paga minimale mujore për efekt të llogaritjes së detyrimeve të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore është 22,000 Lek.)
Paga maksimale e sigurueshme bëhet 95,130 Lek nga 91,475, që ishte më parë.
Kontributi minimal për të vetpunësuarit dhe pjestarët e familjes së tyre që punojnë dhe jetojnë me ta rritet në 5,708 nga 5,488 lekë që rezultonte më parë.
Kontributi minimal mujor për të vetpunësuarit ambulantë dhe të punësuarit si punëtor shtëpie bëhet 2,500 lekë nga 2,250 lekë që ishte.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.