Sipas vendimit të qeverisë barazohen pensionet maksimale të harkut kohor 1.10.1993 – 31.12.1996, me pensionin maksimal të caktuar në harkun kohor 1.1.1997 – 31.2.1998, dhe përafron pensionet e tjera mesatare me ato të caktuara në këtë hark kohor. Pensionet maksimale, pas kësaj rritjeje, arrijnë në 23.640 lekë në muaj.
“Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri më 31.12.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 3 682 lekë deri në 5 420 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 089 lekë deri në 23 640 lekë në muaj”, – thuhet në vendimin e qeverisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.