Të shumtë janë ata që ia dedikojnë suksesin e tyre artit të të lexuarit. Prandaj më poshtë do të lexoni disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë që edhe ju ta ktheni leximin në një armë suksesi.
Duhet të ketë patjetër një arsye
Pse duhet të lexoj kaq shumë? Një pyetje e tillë lidhet me një ekuacion matematikor shumë të rëndësishëm që, pak a shumë, mund të përshkruhet si: Ide që merrni nga burime të jashtme dhe ide që ua jepni të tjerëve. Dhe kush më mirë sesa libri do t’ju ndihmonte që ju të kishit sa më shumë ide dhe mbi të gjitha, nga fusha të ndryshme.
Përmirësoni shpejtësinë tuaj të të lexuarit
Një këshillë e tillë nuk do të thotë që ju të lexoni sa më shumë dhe sa më shpejt të mundeni, pa kuptuar dhe pa memorizuar asgjë. Këshillohet që ju të lexoni sa më shpejt sepse kjo do t’ju ndihmonte që rrjedha e mendimeve tuaja t’ju vinte më shpejt dhe për pasojë ju do të artikulonit më shpejt mendimet tuaja në të folur. Ideale kjo për personat që kanë lidhje me të folurit në publik.
Gjithmonë duhet lexuar
Një prej mantrave që duhet t’ju shoqërojë gjithmonë është: Gjithmonë duhet të lexoni. Kur udhëtoni në autobus, në metro, në avion, gjatë një pasditeje në park, kudo dhe kurdo.
Mbani shënime
Nëse bëni pjesë tek ata njerëz që janë të dashuruar me librat, ju këshillohet që të mbani sa më shumë, sepse në çdo kohë që do t’ju duhen, mund t’i rishikoni.